Aktualitet

Joe Biden, mesazh urimi në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

Shkruar nga Liberale
Joe Biden, mesazh urimi në 100-vjetorin e marrëdhënieve

Ambasada amerikane, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Jashtme po zhvillon një aktivitet në kuadër të vendosjes së 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- SHBA.

Të pranishëm në aktivitet janë figurat më të larta drejtuese të vendit tonë. Në këtë aktivitet ka përshëndetur edhe presidenti amerikan Joe Biden. Nëpërmjet një video mesazhi, të shfaqur në momentin që ambasadorja Kim mori fjalë, Biden thotë se të gjithë shikojnë drejt së ardhmes dhe forcimit të bashkëpunimit.

"'Teksa festojmë marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë jam i lumtur për bashkëpunimin tonë.Sot Shqipëria dhe SHBA janë aleatë në NATO dhe ne shikojmë në të ardhmen SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shqipërinë për të ndjekur rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është gjithashtu mbështetëse e luftës në Ukrainë dhe dua të falënderoj njerëzit në Shqipëri për këtë mbështetje e për mikpritjen e tyre dhe do të vazhdojmë të mbajmë marrëdhëniet me ju të forta, të luftojmë të keqen për të ardhmen e fëmijëve tanë", tha Biden.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH