Aktualitet

Jo vetëm miellin, shqiptarët i marrin Serbisë edhe qumështin

Shkruar nga Liberale
Jo vetëm miellin, shqiptarët i marrin Serbisë edhe qumështin

Pas miellit, duket se shqiptarët i kanë kthyer sytë edhe nga qumështi serb. Sipas statistikave qumështi nga Serbia po vjen pranë bizneseve, të cilat prodhojnë prodhime blegtoriale, duke braktisur kështu prodhimin vendas.

Kjo sepse qumështi që vjen nga Serbia është më i lirë sepse fermeri subvencionohet dhe mbështetet nga ministria e Bujqësisë. Sipas ekspertit të Bujqësisë, Ervin Resuli rreth 40% e qumështit të freskët importohet nga Serbia.

Duhet të themi që Serbia subvencionon të paktën 5% të prodhimit total të saj të brendshëm, ndërsa ne subvencionojmë 0.4%. Përse ne marrim qumësht nga Serbia? Sepse kostoja e qumështit është më e lirë atë çka problem solli dhe shkallëzimi i TVSH-së i detyroi të gjithë agropërpunuesit t’i drejtohen tregut serb për furnizimin e tregut të qumështit. Përafërsisht sa është diferenca? Flasim të paktën për 100 lekë të vjetra. 30-40 % e qumështit të freskët në Shqipëri është import nga Serbia. Qumështi që ju keni në fermë ku shkon? Për përpunim vendas. Dhe si është çmimi ? Të paktën 60 lekë me TVSH çka do të thotë që përpunuesit kërcënojnë vazhdimisht, pasi nga Serbia me 52 lekë u mbërrin qumështi në fabrikë”, shprehet Ervin Resuli, ekspert i Bujqësisë.

Për të përballuar transportin qumështi nga Serbia vjen i pasterizuar një gjë e tillë sipas ekspertëve ul kostot.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH