Aktualitet

Jo gjykim të shkurtuar për personat që akuzohen për dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve

Shkruar nga Liberale
Jo gjykim të shkurtuar për personat që akuzohen për

Të akuzuarit për vepra penale kundër fëmijëve dhe si dhe ata që akuzohen për dhunë në familje nuk do të lejohet më që të kërkojnë gjykim të shkurtuar dhe për pasoja ulje të dënimit me 1/3/. Nisma ligjore për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale është tashmë gati dhe është hedhur për konsultim publik.

Në propozimin për amendim të Kodit thuhet se në nenin 403, paragrafi i dytë, ku flitet për kategoritë që ndalohen së kërkuari gjykim të shkurtuar, dhe ku përfshihen vetëm ato që dënohen me burgim të përjetshëm, të shtohen edhe “për personat që kryejnë një vepër penale ndaj fëmijëve dhe që kryejnë dhunë në familje”.

Ky parashikim vjen në kuadër të parandalimit të përgjithshëm me qëllim uljen e kriminalitetit ndaj fëmijëve dhe dhunës në familje, duke shmangur uljen e dënimit automatik të dënimit. Pas vlerësimit nga qytetarët në Këshillim Kombëtar, u ndërmor nisma që të ndalohej aplikimi i gjykimit të shkurtuar për personat e akuzuar për dhunë në familje apo krime ndaj fëmijëve, sipas nenit 130/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH