Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Jo gati për BE, por dera të çelet  

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Jo gati për BE, por dera të çelet

Ndryshe nga qëndrimi i dy viteve më parë, kur refuzimin për çeljen e negociatave e argumentoi si çështje të politikave të brendshme të unionit, Rama ka pohuar se Shqipëria nuk është ende gati për të hyrë në BE.

Një pohim të tillë, kreu i qeverisë e bëri gjatë konferencës online të “The State of Union”, por që gjithsesi nuk do të ndryshonte qëndrimin e tij se Bashkimi Europian nuk duhet ta shtyjë më procesin e zgjerimit.

“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani perëndimor ka nevojë për BE-në”, do të shprehej kryeministri shqiptar,  ndërsa tema kryesore e konferencës sillej rreth ndryshimeve në Europë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk kurseu pakënaqësinë ndaj 15 kushteve të prezantuara nga Këshilli Europian pranverën e vitit të shkuar.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH