Showbiz

Jim Belushi i vendos biznesit të tij emër shqiptar

Shkruar nga Liberale
Jim Belushi i vendos biznesit të tij emër shqiptar

Aktori i njohur, Jim Belushi shpesh herë ka treguar për origjinën e tij shqiptare. Në intervista të ndryshme ka thënë se është i biri i një emigranti dhe se i do rrënjët e tij.

S fundi ai ka hapur një lokal brenda fermës së tij dhe i ka vendosur emrin shqiptar. Aktori ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook para lokalit dhe sipër shihet tabela ku është vendosur emri i lokalit ‘Ëngjëll Caffe’.

Të shumta kanë qënë komentet që aktori ka marrë në foto nga shqiptarët të cilët e kanë përgëzuar për këtë gjest.

Aktori është larguar nga kinemotografia për t’ju përkushtuar fermës ku kultivon marijuanë e cila ndodhet në Oregon të Shteteve të Bashkuara.

https://www.facebook.com/officialjamesbelushi/videos/259170542025013/?t=34

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH