Showbiz

Jill Biden zbulon mesazhin e fshehtë në xhaketën që veshi sot!

Shkruar nga Liberale
Jill Biden zbulon mesazhin e fshehtë në xhaketën që veshi

Zonja e Parë e SHBA-së përveç të tjerash mori vëmendjen e botës sot edhe me xhaketën e saj të zezë. Përpara takimit të G7 në Cornwall, të Britanisë së Madhe, Jill Biden kishte veshur një xhaketë sportive dhe mbrapa saj shkruhej fjala “Love”, “Dashuri".

Ajo u tha gazetarëve: "Ne po sjellim dashuri nga Amerika!”

Komentuesit politikë krahasuan mesazhin e Jill Biden me xhaketën e famshme të ish-Zonjës së Parë Melanie Trump në të cilën shkruhej: "I Really Don't Care, Do U?"⁠, “Në të vërtetë nuk më intereson, po ty?”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH