Aktualitet

Jetonte vetëm, gjendet e pajetë në banesën e saj e moshuara në Devoll

Shkruar nga Liberale
Jetonte vetëm, gjendet e pajetë në banesën e saj e moshuara

Një 85-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Devoll. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në fshatin Bitinckë.

E moshuara me inicialet N. B., jetonte e vetme në banesë.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 85-vjeçarja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH