Irisi, një shqiptare e cila jeton dhe punon në Jerusalem tha se është larguar nga aty dhe jeton tashmë në veri të vendit me prindërit e saj për shkak të situatës.
Në punë i është komunikuar se do të vijojnë procesin online.
“Situata nuk është e thjeshtë. Për momentin në qytetin ku jemi është qetësi, megjithatë situata mund të përkeqësohet në çdo moment. Fakti që ka 900 të vdekur dhe 2500 të plagosur nga izraelitët që u masakruan në shtëpitë e tyre, sigurisht që ta rrit trishtimin dhe stresin. Ne jetojmë në Izrael që prej vitit 1991 kështu që mund të konsiderohet shtëpia jonë. Për momentin nuk i jemi drejtuar ambasadës,” – u shpreh Irisi për Euronews Albania.