Aktualitet

Jeta, personaliteti dhe dinjiteti; Balancë jo e lehtë në jetën e...

Shkruar nga Liberale
Jeta, personaliteti dhe dinjiteti; Balancë jo e lehtë në

Xhezair Zaganjori

Pak kohë me parë, duke lexuar revistën e njohur gjermane “Der Spiegel” te 15 shkurtit 2020, më tërhoqi vëmëndjen artikulli me titull “I vendosur deri në fund”, i cili përmes një gjetjeje mjaft të goditur, evidenton bukur e qartë një nga problemet më delikate dhe më të ndjeshme të dekadave të fundit në shoqeritë e zhvilluara: Raportin njerëzor, kushtetues e ligjor mes jetës, dinjitetit dhe personalitetit të njeriut, temë që në një të ardhme jo të largët normalisht që do të ketë më shumë relevancë edhe në shoqerinë shqiptare. Mendova ta përkthej dhe botoj të përmbledhur, por pa humbur lidhjen mes fakteve dhe problemeve që trajtohen aty. Detyrë kjo jo shumë e lehtë për një artikull që është tepër i lidhur organikisht dhe që percon mesazhe të dobishme pa fund nga jeta reale në familje e shoqëri. Gjykova gjithashtu të bëj edhe një hyrje mbi këtë temë, për ti sqaruar lexuesit problemin dhe disa nga qëndrimet më të spikatura rreth ketij raporti në vende të ndryshme, vecanërisht në Gjermani, me fokus vendimin e Gjykatës Kushtetuese gjermane, vendim që u shpall vetëm dy dite pas botimit të artikullit në fjalë.

Jeta në tërësi, e dhuruar nga Perëndia apo Natyra, është gjëja më e bukur dhe më e mrekullueshme e kësaj bote. Cdo kushtetutë apo akt ndërkombëtar në fushën e të drejtave të njeriut, thekson natyrshem që shteti ka për detyrë ta mbrojë me ligj atë. Sepse është e shenjtë. Eshtë vlera më e lartë njerëzore dhe e drejta më e rëndësishme e më e qënësishme, pa të cilën nuk kane aspak kuptim të drejtat e tjera. Pikërisht për këtë arësye, megjithëse e drejta e jetës në thelb ka natyrë negative, në kuptimin që individi duhet lënë ta jetojë e shijojë atë si të doje, në fakt, shteti ka edhe nje sërë detyrimesh positive për realizimin efektiv të saj në cdo situatë, vend apo kohë. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar disa herë vitet e fundit se shtetet palë në Konventë duhet të marrin “të gjitha masat e mundshme”, për garantimin sa më efektiv të saj.

Nga ana tjetër, e drejta e jetës përfshin elementë apo cështje të shumta që domosdoshmërisht duhen identifikuar, sqaruar, standartizuar, rregulluar e respektuar me kujdesin më të madh. Mes tyre mund të përmënden cështjet që lidhen me abortin; trajtimin ose jo të fetusit si person; dënimin me vdekje në kohë paqe ose lufte; vetmbrojtjen; përdorimin e armëve e municioneve; qelizat embrionale; me përcaktimin se kur eshte absolutisht e dmosdoshme dhuna që mund të cojë edhe në marrjen e jetës; e të tjerë. Pervec sa më sipër, me rëndësi të vecantë për të drejtën e jetës janë edhe trajtimi e pergjigjet praktike e ligjore për cështje të tilla tepër të ndjeshme, si: A ekziston edhe e drejta për të vdekur ? Kur dhe në c’rrethana mund të ushtrohet Eutanazia apo Vetvrasja Përmes Ndihmës ? Në cfarë raporti qëndron e drejta e jetës me të drejtën e personalitetit dhe me dinjitetin e njeriut ? Disa nga keto cështje trajtohen direkt apo indirekt edhe në artikullin e përkthyer më poshtë. Megjithatë, ne mund të sqarojmë paraprakisht se:

Shume vënde apo edhe doktrina, tentojnë të pranojnë gjithnjë e më shumë vitet e fundit se lidhur ngushtë me të drejtën e jetës, ekziston njekohësisht edhe e drejta për të vdekur. Sepse vetë jeta është e tillë Ndodh natyrshëm që njerëzit të sëmuren rëndë, në mënyrë të pashërueshme, shoqëruar me dhimbje e vuajtje të shumta, duke u kthyer në torturë e makth për individin e prekur dhe të afërmit e tij, në një kohë që përfundimi jo shumë i largët dihet. Ndodhin gjithashtu ngjarje dhe aksidente të ndryshme, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e vazhdimin e jetës normale. Nga ana tjetër, shkenca mjeksore ka avancuar shumë. Shpesh ajo është në gjëndje të gjejë jo vetëm kurim të pjesshem për të pakësuar dhimbjet e për të siguruar një jetë me probleme e vështirësi në rastet e mësiperme, por edhe ti mbajë gjatë njerëzit në gjëndje kome, pa asnjë reagim apo ndërgjegje, sepse rolin e organeve jetësore e zëvendësojnë aparatet apo tubat që punojnë ditë e natë për ti mbajtur gjallë. Ashtu sic ndodhi me personalitetin e njohur të politikes izraelite Ariel Sharon, i cili u mbajt në këtë gjëndje për tetë vite me radhë, nga viti 2006 deri në vitin 2014. Por ky kujdes shëndetësor që nuk jep asnjë lloj perspektive është nga ana tjetër shumë i kushtueshëm dhe nxit rritjen e dukshme të kontributeve të sigurimit shëndetësor në tërësi. Mbi të gjitha vlerësohet se mbajtja në këtë gjëndje cënon njëkohësisht edhe personalitetin dhe dinjitetin e individit. Shumë prej tyre, me vetëdije e ndërgjegje të plotë, do të donin shumë apo edhe kërkojnë vetë shprehimisht të vdesin, me dinjitet, sepse gjykojnë që për ato, jeta e ka humbur tashmë kuptimin e saj. Përvec sa më sipër, ka edhe plot njerëz të tjerë me probleme të rënda psiqike, ose njerëz që përjetojnë trauma të rënda për shkak të fatkeqësive natyrore apo njerëzore, të cilët do të donin shumë ta bënin gjithashtu një gjë të tillë. Të vdisnin. Por si ? Si mund te realizohet ? Cila është zgjidhja ?

Në fakt, gjëja e parë që merret në konsideratë kryesisht në vendet e zhvilluara në këto raste është Shëndeti Mjeksor Paliativ, përmes të cilit synohet të përmirësohet apo të optimizohet sa më shumë cilësia e jetës dhe zvogëlimi sa të jetë e mundur i vuajtjeve të personave me semundje të rënda e komplekse. Ajo perfshin në vetvete jo vetëm trajtimin e vecantë shëndetësor, por edhe të problemeve psikologjike e shpirtërore të lidhura ngushtësisht me sëmundjen.

Por ndodh shpesh që ky lloj trajtimi mjeksor i vecantë të jetë i pamjaftueshëm. Prandaj, vlerësohet se në keto raste në ndihme vjen Eutanazia dhe Vetvrasja Përmes Ndihmës, dy institute që përafrojnë shumë me njëratjetrën.

Eutanazia është dhënia fund jetës në mënyrë të qëllimshme, për të shpëtuar nga vuajtjet. Quhet ndryshe edhe vrasja për mëshirë. Bëhet nga doktori, por normalisht vetëm për të sëmurët e pashërueshëm, me vuajtje të mëdha dhe duke patur paraprakisht kërkesën apo pelqimin e qartë të individit. Në pamundësi për ta pasur drejtpërsëdrejti këtë pëlqim, ai mund të merret edhe nga familjarët. Mënyrat e perdorura nga doktori mund të jenë të ndryshme. Me ilace të rënda apo vdekjeprurëse, injeksion, gazi helium apo heqja e tubave që sigurojnë frymëmarrjen ose funksionimin e organeve të ndryshme. Rasti i fundit konsiderohet edhe si Eutanazi Pasive. Nuk ka asgjë të perbashkët me Fushatën e Eutanazisë, të cilën nazistët gjermanë e realizuan barabarisht në fund të viteve ‘30 të shekullit të kaluar, duke eksperimentuar e vrarë në mënyrë selektive, brënda një periudhe relativisht të shkurtër, rreth 300 mijë persona me probleme shëndetësore, kryesisht të moshuar. Fatkeqësisht, një gjë të tillë po e bën aktualisht në mënyrën më mizore ndaj kesaj kategorie te njerëzve, Covid – 19.

Vetëvrasje Përmes Ndihmës konsiderohet ndihma për vetvrasje që u jepet njerëzve në gjëndje të rëndë shëndetësore e shpirteror. Kjo ndihmë zakonisht jepet nga mjeku, por në dallim nga Eutanazia, ai nuk e realizon vetë vrasjen e pacientit. Detyra kryesore e tij është të japë recetën për marrjen e ilacit vdekjeprurës, pasi është siguruar më parë për shëndetin dhe vullnetin e kërkuesit dhe pasi e ka sqaruar atë mbi pasojat e perdorimit të ilacit të dhënë, që në shumicën e rasteve është Natrium-Pentobarbital. Përgatitja dhe marrja e ilacit bëhet nga vetë personi që kerkon ti japë fund jetës. Por në shtetet ku ligji e ndalon shprehimisht këtë lloj vetvrasje, kodi penal e konsideron si veper penale jo vetëm dhënien e recetës nga ana e mjekut, por edhe ndihmën e dhënë në formën e shoqërimit të personit kërkues për të shkuar në një vend tjetër ku një gjë e tillë lejohet, si: prerja e biletes; rezervimi hotelit; prania apo edhe vajtja për të tërhequr ilacin e kerkuar. Ka prej atyre që thonë se Vetvrasja Përmes Ndihmës, sipas kuptimit dhe përshkrimit të mesiperm, duhet te quhet Vrasje Përmes Ndihmës. Qëllimi është për ta dalluar me vetvrasjen e zakonshme, si zgjedhje e individit, pa patur sëmundje të pashërueshme, e cila vjen si rezultat i streseve apo problemeve që sjell jeta, por sidoqoftë që ka një impakt negativ në shoqëri.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, në kuadër të trajtimit e garantimit të të drejtës së jetës, është angazhur prej vitesh me problemet e mësipërme. Historia, kultura, besimi, tradita apo trashëgimia e së kaluarës në vënde të ndryshme, ja kanë vështirësuar asaj në maksimum vendosjen e standarteve të gjithëpranuara mbi keto cështje. Rekomandimi i saj prej vitesh ka qënë garancia që duhet të merret në këto raste për ekzistencën e semundjes së pashërueshme të shoqëruar me vuajtje të rënda fizike e mendore, si dhe vullneti i personit (shih Pretty kundër Britanisë). Megjithatë, padyshim që në këtë drejtim, shtetet kanë hapësire shumë të gjërë vlerësimi, për të konsideruar vetë zgjidhjet kushtetuese e ligjore që vlerësojnë si më të përshtatshme. Mbi këtë bazë, janë të shumtë shtetet që në forma e kushte të ndryshme njohin ligjërisht Eutanazinë apo edhe Vetëvrasjen Përmes

Ndihmës, ashtu sic ka edhe shtete që nuk e pranojnë asnjërën prej tyre, në asnjë rrethanë. Shtetet, doktrina apo shoqatat e shumta që e pranojnë Eutanazinë dhe Vetvrasjen Përmes Ndihmës argumentojnë dhe pranojnë se në kushte e rrethana të caktuara, ekziston edhe e drejta e vdekjes; se jeta e njeriut duhet të lidhet ngushtësisht me vullnetin, personalitetin dhe dinjitetin që ka cdo individ; se autonomia personale është vendnimtare në këto raste, e të tjerë. Ato që i kundërshtojnë, si Franca, Irlanda, Islanda, Spanja, etjerë, marrin në konsideratë Kodin e Etikës në Mjeksi, ku përcaktohet detyra kryesore e mjekut për të shëruar njerëzit; përmendin Betimin e Hipokratit për të mos dhënë e mos rekomandur në asnjë rast shërbim mjeksor vdekjeprurës, e të tjerë. Megjithatë, kundërshtarët më të fortë janë institucionet fetare, vecanërisht kisha katolike, e cila thekson me forcë ndër të tjera se “Zoti e ka krijuar jetën, ndaj është vetëm Ai që mund të gjykojë se kur perfundon ajo”.

Siç u theksua më sipër, për shumë arësye, shtete kanë bërë zgjidhje të ndryshme, pavarësisht tendencës gjithnjë e në rritje për të njohur e rregulluar ligjërisht si Eutanazinë, ashtu edhe Vetëvrasjen Përmes Ndihmës. Le të marrim disa shembuj:

Në Portugali, megjithë periudhën e pandemisë, ka patur kohët e fundit debate të zjarrta në parlament dhe protesta të shumta qytetare kundër nismës së qeverisë të ndermarre në fillim të këtij viti për ti legalizuar te dyja, megjithëse në mënyrë të kufizuar e ne kushte strikte. Opozita kërkon me insistim që për këtë cështje të organizohet referendum popullor.

Belgjika e më pas Hollanda janë vëndet e para në Europë që e kanë njohur ligjërisht Eutanazine që në vitin 2002, duke kërkuar për këtë qëllim respektimin e mjaft kushteve strikte të përmendura edhe më sipër. Që nga ajo kohë, me mijra vetë, kryesisht të moshuar të sëmurë rëndë, i kanë dhënë fund jetës në këtë mënyrë. Kështu për shembull, vetëm në vitin 2018, në Belgjikë ka patur 2357 raste të tilla, ndërsa ne Hollandë, por në këtë vit, ka patur rreth 7 mijë. Në të dy vëndet ky proces është shoqëruar hera – herës edhe me ndonjë procedim ndaj mjekeve nga organ i akuzes, për mosmarrjen si duhet e në mënyrë të qartë prej tyre të vullnetit të pacientit, por deri tani, asnjë cështje nuk ka perfunduar me dënim penal.

Italia nuk e ka njohur asnjërën prej tyre ligjërisht, për shkak edhe të ndikimit të madh që ka kisha katolike në këtë vend. Për më tepër, sipas Kodit Penal Italian, nxitja apo ndihma për të kryer vetëvrasje mund të dënohet deri në 12 vjet heqje lirie. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese italiane, përmes një kontrolli incidental të inicuar nga një gjykatë në Milano, në një vendim tepër kurajoz të marrë disa muaj më parë, konkretisht me 26 shtator 2019, theksoi ndër të tjera se ndihma e dhënë në Vetëvrasjen Përmes Ndihmës nuk përbën vepër penale, nëse personi që ka vendosur ti japë fund jetës, përjeton “vuajtje të patolerushme”. Në rastin konkret bëhej fjalë për procedimin penal të Marko Cappatos, i cili në vitin 2017 thjeshtë shoqëroj ne udhëtim për në Zvicer shokun e tij dhe producentin shumë të njohur të muzikës italiane Fabiano Antoniani, dëmtuar me pasoja të rënda për shëndetin në një aksident automobilistik në vitin 2014, i cili, në pamundësi për të bërë Vetëvrasje Përmes Ndihmës në Itali, shkoj dhe e mori këtë “shërbim apo ndihmë” në Zyrich.

Britania nuk e njeh ligjërisht as Eutanazinë dhe as Vetëvrasjen Përmes Ndihmës. Për më tepër, Kodi Penal e cilëson Eutanazine si vrasje, ndersa Akti mbi Vetëvrasjen i vitit 1961 e konsideron vepër penale nxitjen apo ndihmën për vetëvrasje, duke parashikuar një dënim deri në 14 vjet heqje lirie. Nisma e marrë në Parlamentin britanik nga Laburistët në vitin 2015 për ti lejuar të dyja në raste tepër të rradha e në kushte strikte, pësoi nje fiasko të vërtetë. Votimi ishte 330 vota kundër propozimit dhe vetëm 118 pro. Edhe Gjykata Supreme ka rrezuar të gjitha kërkesat e bëra për këtë qëllim. Në keto kushte, vazhdon debati i zjarrtë mbi këtë cështje në të gjitha nivelet. Zgjidhja për një pjesë të madhe të personave që kanë nevojë mbetet kryesisht Zvicra. Por edhe në këtë zgjedhje, problem mbetet shoqërimi i personit të sëmurë rëndë, perfshi edhe bashkeshortin respektiv, pasi sic u përmënd, edhe kjo mund të konsiderohet si ndihmë apo nxitje për të kryer vetëvrasje, veprim ky i dënueshëm penalisht në Britani. Megjithatë, statistikat tregojnë se në vitin 2018, cdo muaj në Britani ka patur rreth 14,800 klikime për marrje informacioni mbi Shoqaten Dignitas ne Zyrich/Zvicer, e cila është një nga më të njohurat në botë për ofrimin e Vetëvrasjes Përmes Ndihmës.

Edhe në ShBA ka patur dhe ka mjaft debate mbi këto cështje. Ligjërisht dhe praktikisht Vetëvrasja Përmes Ndihmës njihet e zbatohet në 10 shtete të saj. Ka një Qendër Kombëtare për Vdekjen me Dinjitet, krijuar në vitin 1993, si organizatë jofitimprurese. Me sa duket kjo shoqatë frymezoi më pas edhe Shtetin e Oregonit që të lejonte për herë të parë në ShBA Vetëvrasjen Përmes Ndihmës, bazuar ne Aktin (Ligjin) me titull Të Vdesësh me Dinjitet, miratuar aty për këtë qëllim në vitin 1997. Sipas këtij ligji, pacienti madhor, i aftë mendërisht e me sëmundje të pashërueshme, ka të drejtë të kërkoje një medikament vdekjeprurës, “për të vdekur në mënyrë humane e paqësore”. Shteti me i fundit amerikan (i dhjeti) që e ka njohur këtë është Maine (në shkurt 2020).

Zvicra është në fakt vendi më liberal në ofrimin e Vetëvrasjes Përmes Ndihmës. Ligji zviceran thotë se ndihma për vetëvrasje është ligjore, sa kohë që nuk është nxitur nga motive egoiste. Ka shoqata të shumta që e ofrojnë këtë shërbim, mes të cilave, sic është theksuar, është Dignitas me qendër në Zyrih. Normalisht ato kanë procedura strikte për pritjen, verifikimin e gjendjes mendore dhe të dokumentacionit mbi sëmundjen e pashërueshme që pretendohet. Ato mund të pranojnë edhe të sëmurë rëndë psiqikë, me kushtin që të respektojnë vendimin e Gjykates Supreme për këto raste, që do të thotë diagnostikimi paraprak i kerkuesit nga një mjek zviceran psikiatër. Në raste të rralla ajo ka pranuar edhe njerez pa diagnose, thjeshtë të “stresuar e të lodhur shumë nga jeta”, sic ka qënë rasti i një ish mesueseje arti nga Britania, e cila kerkoi dhe vdiq ne Zyrich në vitin 2014, sepse “i kishte ardhur në majë të hundës jeta “moderne” me email, television, kompjuter dhe ushqime të gatshme nga supermarketi”. Po keshtu, në vitin 2009, kërkuan dhe vdiqën në Zyrich ish dirigjenti shumë i njohur britanik Edward Downes, vlerësuar si një nga më të mirët në botë vecanerisht për operat e Verdit, sëbashku me gruan e tij. Në fakt ai nuk kishte vetë sëmundje të pashërueshme, por gruas së tij ju shfaq kanceri që po avanconte ne mënyrë shumë aktive. Ne këto kushte, ato vendosën të vdesin sëbashku në Zvicër. Për shkak të diskutimeve të shumta, në vitin 2011, në Kantonin e Zyrihut u zhvillua një referendum, përmes të cilit ftoheshin qytetarët të pergjigjeshin nëse ishin ose jo dakort për heqjen e Vetëvrasjes Përmes Ndihmës për vendasit dhe për të huajt. Për të dy pyetjet përgjigja ishte një Jo e qartë. Konkretisht, 85% e votuesve thanë që nuk duhet të hiqet për vendasit dhe 78% thanë që nuk duhet të hiqet edhe për kërkuesit jo zviceranë.

Në Gjermani, për shumë kohë, Vetëvrasja Përmes Ndihmës ka qënë e ligjshme. Krijimi i shumë shoqatave për këtë qëllim, me anëtarësi shumë të madhe dhe rreziku i kthimit në biznes të Vetëvrasjes Përmes Ndihmës, e shtynë Bundestagun gjerman në vitin 2015 të bënte ndryshimet përkatëse në Kodin Penal, duke percaktuar qartësisht në Nenin 217 të tij se “nxitja apo ndihma për të kryer vetëvrasje dënohet me burgim deri në 5 vjet”. Disa nga shoqatat përkatese u mbyllën, ndërsa disa të tjera u riregjistruan në Zvicër. Ndryshimi i menjëhershëm i kësaj situate krijoi shumë probleme për njerëzit e sëmurë rëndë, kryesisht të moshuar, pasi ndër të tjera, kontaktet dhe levizja e tyre deri në Zvicër nuk është gjithnjë e lehtë. Kjo dilemë apo ky stres përshkruhet qartësisht përmes një rasti konkret edhe në artikullin që vijon. Personazhi i tij është njëkohësisht edhe një nga kërkuesit në Gjykaten Kushtetuese, me objekt shfuqizimin e ndryshimeve te nenit 217 te Kodit Penal, të bëra në vitin 2015. Për vendimin do të flasim shkurtimisht në vijim të artikullit të përkthyer, në mënyrë që leximi i tij të jetë sa më tërheqës.

“I vendosur deri në fund !

Helmut Feldman ka paguar prej kohësh shpenzimet e varrimit të tij: Për Arkivoli 589 Euro; Për Krematoriumin (djegjen e trupit) 370 Euro; Për një kurorë 99 Euro; Për varrin 1210 Euro. Këtë e ka bërë për siguri, sepse sic thekson edhe vetë “ Gjërat më të rëndësishme dua ti bëj mundësisht me dorën time”, ashtu sic ka vepruar gjatë gjithë jetës.

Varrin e ka gjetur në një vend të qetë, nën një pemë. Ka përgatitur gjithashtu edhe nje pllakë të thjeshtë guri me emrin e tij, ku parashikohet të shkruhen më vonë vetëm data e lindjes dhe data e vdekjes..

Feldman dëshiron shumë të pergatisë në fakt edhe vetë vdekjen e tij. Planet me dokumentacionin që kërkohet i ruan me kujdes në një dosje me ngjyrë të hapur. Aty është kërkesa apo porosia drejtuar ndërmarrjes së varrimit; dokumenti i anetarësisë se tij në Shoqatën e Ndihmës për të Vdekur; si dhe një letër e vetme e vendosur krejtë në fillim të dosjes. Eshtë një ekstrakt me diagnozën e tij, që është edhe shkaku i gjithë kësaj përgatitje. Mjeku ka shënuar aty se pacienti i tij ndodhet në fazën e tretë të një COPD Emphysemkomponente. Eshtë një sëmundje e rëndë që shkatërron mushkëritë.

Eshtë kronike dhe e pashërueshme.

Se si është kjo sëmundje e ka parë me sytë e tij vetë Helmut Feldman. Rreth katër dekada më parë ajo i mori frymën babait të tij, e pak më vonë edhe motrës së tij Anni. Vecanërisht vdekjen e së motrës e mban mënd shumë mirë. Zgjati për një periudhë dy vjecare, gjatë së cilës fillimisht ajo nuk mund të ngrihej në këmbë, më pas nuk mund të fliste e së fundi nuk mund të merrte frymë. Ai kerkon falje për fjalën që do të përdorë, duke theksuar se motra e tij ka patur një vdekje të tmerrshme .

Prandaj, përpara se të rëndohet gjëndja edhe më shumë, ai dëshiron ti japë fund vetë jetës së tij. Në mënyrë të shpejtë dhe pa vuajtje, duke përdorur ndonje medikamendt vdekjeprurës, të cilin, në rast nevoje, duhet tja sigurojë Shoqata e Ndihmës për Vdekjen, në të cilën bën pjesë. Feldman thekson se “Cdo njeri ka të drejtë të ketë një vdekje me dinjitet”.

Por politika e percaktoi krejtë ndryshe cështjen e dinjitetit të njeriut, duke ja prishur te gjitha planet Feldmanit. Pesë vjet më parë, pas një debati të gjatë, Bundestagu miratoi një ndryshim në Kodin Penal, i cili parashikon tashmë si të dënueshme cdo ndihmë apo nxitje për të bërë vetvrasje… Me këtë ndryshim, deputetët synojnë të ndalojnë aktivitetin fitimprurës të shoqatave në ndihmë të vdekjes, cështje kjo mjaft e debatueshme, pasi ato u kerkojnë anëtarëve pagesën e një kuotizacioni, me kushtin që në momentin e duhur, tu ofrojne atyre një vdekje të qetë.

Sipas interpretimit të ri mbi dinjitetin, të bërë nga Parlamenti në vitin 2015, shteti ka për detyrë të mbrojë jetën e njeriut në cdo rrethanë, deri në minutën e fundit të saj, pavaresisht pretendimeve apo kushteve nga më të ndryshme që mund të paraqiten. Asnjë i sëmurë nuk duhet të ndjehet për asnjë cast se është nën presionin e shoqërisë, për ti dhënë fund sa më parë jetës së tij. Por kjo mbrojtje bie në kundershtim me vullnetin e Feldmanit.

Dhe në këtë cështje ai nuk është tashmë i vetëm…. Atij i janë bashkuar edhe tre persona të tjerë të semurë rëndë, dhe sebashku kanë paraqitur një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese …

Në fakt kanë kaluar katër vjet që nga koha kur është paraqitur kërkesa. Nga katër personat që kanë bërë kërkësën në Gjykate, dy kanë vdekur gjatë kësaj periudhe. I treti është në gjëndje tepër të rëndë…Praktikisht ka mbetur vetëm Helmut Feldman. Ai tashmë është 73 vjec, me profesion elktroteknik, anëtar i Partisë Socialdemokrate gjermane, si dhe Kryetar Nderi i Shoqatës për Mirëqënien e Punëtorëve në qytezën Korne – Wambel në afërsi të Dotmundit.

“Do të luftoj deri në momentin e fundit”, thotë ai, megjithëse tingëllon paradosale kjo shprehje, pasi Feldman lufton që të ketë mundësi të vdesë. Dhe është pikërisht kjo luftë që e mban në jetë.

Ka ditë që ndjehet mirë. Por ka edhe ditë në të cilat ai nuk arrin të shkojë as deri në supermarket për të blerë një kuti qumësht. Prej disa javësh i duhet të mbajë edhe maskë në fytyrë gjatë natës, për ti mundësuar frymëmarrjen. Për këtë qëllim kishte hequr edhe mjekrrën, në mënyrë që të mos i shkiste maska nga goja gjatë gjumit. “Kanë ardhur ditë të këqia” thotë Feldman, “Mjekrrën e kam mbajtur për 50 vjet pa ndërprerje”. Por nuk ka zgjidhje tjetër. Feldman duhet të marrë frymë. E për këtë ai ka nevojë për maskë. Nëse aparati arrin ti sjellë oksigjen në mushkëri, ai mund të flejë. Dhe nëse zgjohet i clodhur, ai mund të jetë në gjëndje të flasë. Ai deshiron të jetë cdo ditë sa më fit, për të qënë në gjëndje për të vënë një kollare e për të takuar sërish, sado shkurt, Ministrin Federal të Shëndetesisë, Jens Spahn. Ai bën pikërisht Ministrin përgjegjës, për faktin se nuk është në gjëndje të përcaktojë vetë se kur dhe si dëshiron të vdesë.

Rreth një muaj më parë, ky Ministër erdhi në pritjen e Vitit të Ri në Marl, në afërsi të vendit ku Feldman jeton aktualisht. Në takimin qe u zhvillua në Bashki, ai arriti ti drejtojë një pyetje të vetme Ministrit Spahn... Por kur mori fjalën, fillimisht nxori një pllakatë, në të cilën shkruhej se kundërshtohej fort ndryshimi i bërë në Kodin Penal, e për këtë bëhej bashkëfajtor edhe Spahn. Shkruhej gjithashtu se përse shteti nuk i lejon të sëmurët rëndë të përdorin ndonjë nga ilacet vdekjeprurëse. Ne fund theksohej se edhe kur priten kafshët, me ligj bëhen perpjekje për tua zvogëluar sa më shumë vuajtjet. Më pas ai arriti të pyesë shumë shkurt zotin Spahn, se përse nuk i lejohet përdorimi i ilacit vdekjeprurës Natrium-Pentobarbital? Span u përgjigj se e kuptonte vështirësinë e problemit, por shtoj se “Eshtë gabim të mendohet që është pikërisht Ministri ai që vendos se kush duhet të vdesë e kush jo”. Feldman donte ti thoshte Ministrit menjëherë se “Pikërisht këtë keni bërë”, por tashmë mikrofoni i ishte hequr. Pyetjet e mëtejshme sigurisht që do ta kishin vënë në vështirësi zotin Spahn…

Në fund të tetorit të vitit që kaloi, Feldman paraqiti kallzim penal kundër Ministrit Spahn, me akuzën se me vendimet dhe veprimet e tij, ai ka cënuar dinjitetin e njeriut, garantuar nga neni 1 i Ligjit Themelor (Kushtetutës) gjerman. Në përgjigjen që Feldman mori pas pak kohësh nga Prokuroria e Përgjithshme e Berlinit, thuhej shkurtimisht ndër të tjera se “.. nuk ka fakte të mjaftueshme për të filluar cështjen penale”. Feldman është sërish shumë i indinjuar. “Ato e kanë të lehtë të flasin kot” thotë ai, duke shtuar se nuk mund të lihet gjithcka në dorë të politikës, megjithëse dikur edhe ai vetë ka qënë pjesë e saj.

Në dollapin që ka në dhomën e gjumit, Feldman ka grumbulluar gjithcka që ka nga biografia e tij politike. Aty ka letrën që Kryetari i Bashkise i ka dërguar me rastin e 65 vjetorit. Ka një përshëndetje nga ish Kancelari Gerhard Schrëder. Ka edhe një fotografi kapur dorë për dore me Franz Muntefering, i cili në atë kohë ishte zëvëndës Kancelar i Gjermanisë. Sëbashku ato duken sikur janë vëllezër. 25 vjet me radhë Feldman ka qënë aktiv në politikën e pushtetit vendor, dukë qënë edhe në Kryesinë e Partisë Socialdemokrate të qytezës së vendbanimit të tij, Kernë. Ai ka luftuar shumë për vendosjen e shënjave të lëvizjes me bicikletë; për vendosjen e stolave në zonën e këmbësorëve; për rregullimin dhe mirëmbajtjen e stacioneve të autobuzit……

Feldman bën gjithcka vetë, edhe tani. Ai pret gazetarë dhe jep informacion se si dëshiron të vdesë. Nuk e bën me dëshirë, por duhet ta bejë. Ai thotë se “Nuk është thjeshtë cështja ime, por e të gjithë atyre që janë në të njëjtën situatë me mua”. Per vete lutet cdo natë që të vdesë duke fjetur. Por ai ka frikë se mund të jetë ndryshe.

Kur vite më parë motra e tij nuk ishte në gjëndje të merrte frymë mjaftueshëm, ajo tentoi të priste damarët e dorës. Por nuk arriti ta bëjë si duhet këtë veprim. Edhe Feldman ka vrarë shumë mëndjen për zgjidhje të tjera. Hedhja nga lartësia e një godine do të ishte një veprim i turpshëm dhe gjest i pahijshëm. Ta qëllojë veten me armë nuk i duket ide e keqe, por i mungon pistoleta.

Duke mos patur ndonjë mundësi tjetër, në vitin 2012 vendosi të zgjedhë një rrugë më të sigurtë. Pagoi një mijë Euro dhe u bë anëtar në Shoqatën e Ndihmës për Vdekjen, të cilën në atë kohë e themeloi ish Senatori (Ministri) i Drejtësisë së Landit të Hamburgut Roger Kusch. Ajo i dergoi me pas Feldmanit mjeke për ti vlerësuar gjëndjen shëndetësore, e në vijim i dergoi edhe një letër, në të cilën vihej në dijeni për numrin e tij të anëtarësisë dhe njoftohej se ne rast nevoje mund të mbante kontakte me shoqatën. Në letër nuk përmendej që shoqata do ti ofronte në kohën e duhur medikamentin vdekjeprures, sepse në atë periudhë dicka e tillë ishte krejtë ligjore. Por kur në fund të vitit 2015 Bundestagu bëri ndryshimet e përmendura në Kodin Penal, Feldman u ndje i tradhëtuar, ndaj ende thekson me nervozizëm se “ Si mund të pranoj që disa qindra deputetë të vendosin vetë se si duhet të vdes unë”. Ai kontaktoi për këtë qëllim edhe kryetarin e Shoqatës Kusch, duke i thënë se do të luftonte shumë. Prandaj, të nesërmen e hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal, Feldman ju drejtua me kërkesë Gjykatës Kushtetuese gjermane në Karlsruhe. Shoqata e drejtuar nga Kusch i premtoi se do të merrte persipër shpenzimet e nevojshme. Edhe disa mjekë dhe shoqata të tjera homologe në ndihmë të vdekjes ju drejtuan kësaj gjykate, me të njëjtin objekt kërkimi.

Që nga ajo kohë, Feldman shpreson shumë. Dhe pret. Ai respekton rekomandimet e mjekëve. Ha fruta. Në dhomën e ndenjës vjen era e kivit dhe e mandarinave. Ai shpejton të marrë pompën e frymëmarrjes sa herë ndjehet që nuk mbushet dot me frymë. Përpiqet gjithashtu të bëjë edhe një terapi tjetër, të cilën mjeksia e sotme nuk e rekomandon domosdoshmerisht: Cdo ditë thith avull nga një fuqi e vogël druri, të cilën ja kanë dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por gjëndja e tij shëndetësore nuk ka asnjë përmirësim. Përkundrazi, ai merr frymë me veshtirësi dhe ajri nuk i shpërndahet aspak në trup. I duhet të shtrëngohet shumë për të marrë ajër sa duhet, duke u dukur sikur po i bie Trompetes. Fytyra i skuqet shumë.

Kush e sheh, e kupton mirë se si mund të vdesë një njeri duke ju marrë fryma.

Ndersa pret, halle të tjera ka mbi kurriz. Gruaja është me alzhajmer, ndaj ajo jeton në një Azil Pleqsh që është rreth pesëqind metër larg nga shtëpia e tij. Cdo ditë pasdreke, atij i duhet ti dërgojë asaj një vezë të zier lehtë. Veza duhet të jetë e madhësisë L, duhet zjerë gjashtë minuta dhe i duhet hedhur edhe pak kripë. Feldman thotë se për zierjen e vezës është bërë specialist i vërtetë. Por problemi është se ai e ka gjithnjë e më të vështirë për të bërë rrugën deri tek Azili i Pleqve. Kjo e shqetëson shumë. Kush mund tja sqarojë gruas së tij shkakun e vërtetë ? Ai përpiqet tja sqarojë sado pak këtë cdo ditë, pasi sërish ajo cdo ditë e harron. E vetmja gjë që ajo kujton nganjëhere është vetëm që Feldman është në pritje të një vendimi shumë të rëndësishëm. Se perse bëhet fjalë, ajo nuk e mban aspak mënd.

Në janar të vitit 2018, ende nuk ka të dhëna për vënien në levizje të cështjes në Gjykatën Kushtetuese. Por Kusch i dërgon në këtë kohë një letër, ku i tregon se ka gjetur një mënyrë për të shmangur rregullimet e reja të Kodit Penal. Sipas ndryshimeve në këtë Kod, Shoqata e tij nuk mund ta ushtrojë aktivitetin e saj në Gjermani, por në Zvicër një gjë e tillë lejohet. Prandaj Kusch e njofton se ka krijuar sërish një Shoqatë të ngjashme në Zyrih. Dy muaj më pas, Kusch i shkon në shtëpi Feldmanit për të biseduar. Në këtë bisedë merr pjesë edhe vajza e Feldmanit, Manuela. Asaj mund ti bjere barra për tu kujdesur për marrëdhenien me Shoqaten, pasi babai i saj e ka shumë të vështirë për të lëvizur, sepse është shumë i dobët fizikisht. Kusch ju sqaron atyre se nuk është e ndaluar që të afërm të Feldmanit të shkojnë në Zvicër, për të marrë aty medikamentin vdekjeprurës. Manuela i thotë “po”, sepse ajo mund ta bëjë këtë për babin e saj. Ajo është punonjëse në një tjetër Azil Pleqsh dhe tregon se ka parë aty shumë njerëz që vdesin nga mungesa e frymëmarrjes, duke shtuar që nuk do të dëshironte kurrë ta shihte babain e saj ta përjetonte këtë vuajtje. Vetëm se Felman ka nje ndjesi të keqe. Si mund ti kërkojë ai vajzes se tij të shkojë në Zyrih për të marre medikamentin e vdekjes? Mendon gjithashtu se sa kohë duhet të presë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese ?

Në një natë të majit të vitit 2018, tepër i ndinjuar, ai i shkruan me maqinën e tij të shkrimit një letër Gjykatës Kushtetuese. Permes saj u kërkon gjyqtarëve ta marrin në shqyrtim kërkesën e tij, duke shtuar që “ Me sa duket po vazhdoni të hezitoni, duke pritur të vdesin edhe dy kerkuesit e fundit”, njëri prej të cilëve vete Feldman. Ai është i xhindosur kur shtyp letrën. Ndoshta tepër i xhindosur. Acaroret hera – herës edhe me veten e tij, duke mendur se në një nate si kjo, do të ishte mirë të mbyllte sytë përgjithmonë.

Por lidhur me kërkesën e tij në Gjykatën Kushtetuese shkruan nderkaq po ne vitin 2018 revista “Der Spiegel”. Më pas informojnë edhe disa kanale televizive. Ka ditë të mira për Feldmanin, kur i vijnë për ta filmuar në shtëpinë e tij, por ka edhe ditë të keqia, në të cilat ai nuk mund të marrë thuajse fare frymë.

Në fakt, kohë më parë mjekët i rekomanduan të bëjë edhe një operacion… Ato i thanë se suksesi i tij do të ishte 50% me 50%. Për hir të fëmijëve ai vendosi ta bëjë operacionin. Përpara se ta detyronte vajzën e tij të shkonte në Zvicër për ti marre medikamentin e vdekjes, zgjodhi si rrugën më të mirë ti nënshtrohej thikës. Por ai shton se në fakt, ai nuk ishte aspak kundër, nëse përmes ketij operacioni gjithcka do të merrte fund, duke mos u zgjuar më nga nakoza. Operacioni zgjati pesë orë. Mjekët i hoqën një pjesë të mirë të dëmtuar të mushkërisë së majtë. Ato i thanë më pas se mbase operacioni mund ti ketë dhuruar edhe pesë vjet jetë. Sidoqoftë, Feldman shton se ai jeton me dëshirë, “ ..por vetëm nëse ke një cilësi jete që ja vlen..”. Dhe pretendimet e tij nuk jane shumë. Ai deshiron të ketë mundësi ti cojë bashkëshortes vezën e zier. Ai dëshiron të ketë mundësi të shkojë pasdreke në Azilin e Pleqve e të qerasë aty ndonjë të njohur me kafe. Ai dëshiron të ketë mundësi të flasë në darkë me vajzën. Por tani, mbi të gjitha, ai dëshiron të shkojë në Karlsruhe, sepse më në fund, në fillim të vitit 2019, mori një zarf nga Gjykata Kushtetuese. Në letrën e dërguar shkruhej se trupa gjykuese “ .. do të vlerësonte shumë që nëse e lejon gjëndja shëndetësore, të mund të paraqitet personalisht në seancë” në datën dhe orën e caktuar… Më në fund dicka po lëvizte.

Shtatë ditë para seancës, Feldman shkon para dollapit të rrobave dhe i hesh një sy kostumeve që ka. Nuk preferon ato me kuadrate e ngjyrë të hapur. Përzgjedh një me ngjyrë të errët dhe model të vjetër, të cilin e përdorte në kohën kur ishte funksionar në pushtetin vendor.. Para televizorit ka vendosur një leter në të cilën ka shënuar të dhenat e udhëtimit. Do të niset një ditë para seancës dhe treni parashikohet të mbërrijë në Karlsruhe në orën 18.58. Por Feldman mezi qëndron në këmbë. Ai smund të ecë. Ka shumë probleme me kolonën.

Kur në datë 16 prill 2019, në sallën plenare të Gjykatës Kushtetuese në të cilën dallon shiponja e madhe e punuar në dru fillon gjykimi i cështjes, shihet se në rrjeshtin e parë mungon emri i shkruar i Feldmanit. Në darkën e një dite më parë ai i dërgoj një SMS administratës së Gjykatës Kushtetuese në të cilin shkruhej “Fatkeqësisht nuk mund të udhëtoj për në Karlsruhe. Jam duke bërë cdo mëngjez dy gjilpëra, pasi kam dhimbje shumë të forta. Do të kisha dashur shumë të isha i pranishëm”. Që do të ishte pikërisht kollona ajo që do të hidhte në erë planin e udhëtimit dhe jo mushkëritë, këtë nuk e kishte menduar kurrë.

Ndërsa Feldman nuk e ka të mundur, në Karlsruhe arrin të shkojë kërkuesi tjetër i mbetur gjallë. Pak para drekës, para trupit gjykues shfaqet një njeri i zbehët, të cilit i duken qartë vuajtjet që ka nga sëmundja e kancerit. Zëri i tij është kaq i ulët, saqë gjyqtarëve u duhet të zgjaten përpara.

Ai thotë ndër të tjera se më parë e kishte gjetur fuqinë për të jetuar kohën e mbetur, pasi e dinte që në fund të fundit do të ishte vetë ai që do të vendoste për jetën e tij. Por më pas u bënë ndryshimet në Kodin Penal, të cilat ja prishën qetësinë dhe lehtësinë e shpirtit. Ndërsa ai flet, në sallë ka një qetësi absolute. Pasi mbaron, Kryetari i trupit gjykues Vosskuhle thotë “argumente interesantë”….

Që vendimi që do të merret do të jetë shumë i rëndësishëm, paralajmeroi qartësisht që gjatë seancës edhe Vosskuhle. Ai theksoi se “ Jeta dhe vdekja si dhe ndikimi i sejcilit prej nesh mbi to, duhet të mbështeten në bindjet e palëkundura etike, morale dhe fetare”…

Feldmanit i duhet të presë vendimin. Varrimin e ka tashmë të porositur, në mënyrë që të paktën vajza e tij të mos ketë telashe për tu marrë edhe me këtë cështje. Nëse Gjykata do ti konsiderojë të drejta ndryshimet në Kodin Penal, e nëse nuk mund të durojë më, do ti duhet të marre rrugën, në mënyrë që ndarjen nga jeta ta bëjë diku në ndonjë dhomë në Zvicër. Edhe Kuschs i Shoqatës së Ndihmës për Vdekjen ja ka ofruar tashmë këtë zgjidhje. Por nëse ai nuk ishte në gjëndje të shkojë nga Dortmundi në Karlsruhe, si mund të shkojë deri në Zyrih ?

Vajza e tij vazhdon të jetë e gatshme të udhëtojë deri në Zvicër për të marre medikamentin vdekjeprurës. Por Feldman përsërit se ndjehet shumë keq kur mendon tja japë këtë ngarkesë psikologjike Manuelës, e cila do ta vuante atë gjatë gjithë jetës. Ai beson shumë që kërkesa e tij do të pranohet nga Gjykata, duke shtuar se të gjitha shpresat i ka pikërisht aty. Megjithatë, mjekët e kanë këshilluar të mos shkojë në Karlsruhe për shpalljen e vendimit. Sidoqoftë, një ekip i një kanali televiziv i ka premtuar ti japë mundësinë të jetë në një farë mënyre i pranishëm dhe të thotë dicka për këtë cështje. Ato i kanë premtuar se do ta transmetojnë shpalljen e vendimit nga shtëpia e Feldmanit. Live. “”

Dhe Gjykata Kushtetuese gjermane foli. Me 26 shkurt, Kryetari i saj shpalli vendimin, duke pranuar kërkesën e paraqitur. Ashtu si gjithnjë, është një vendim i qartë e i plotë. Ne 115 faqet e tij jepen fakte dhe argumente interesante që cojnë natyrshem tek dispozitivi: Deklarimi si në kundërshtim me Ligjin Themelor i ndryshimeve të Kodit Penal të bëra në vitin 2015. Aty thuhet ndër të tjera se Parlamenti është i lirë të miratojë ligje për të ndaluar vetvrasjet dhe për të përmirësuar kujdesin shëndetësor paliativ, por ai nuk ka të drejtë të prekë pandëshkueshmërinë e Vetvrasjes Përmes Ndihmës. Sepse e drejta e përgjithshme e personalitetit i garanton cdo individi të drejtën për të zgjedhur vetë mënyrën e vdekjes, bazuar në një vendim të qartë e të vullnetshëm personal… Nga ana tjeter, respektimi e mbrojtja e dinjitetit dhe lirisë individuale, janë parime themelore të rendit kushtetues, pasi bazohen në nocionin qëndror se qëniet njerëzore janë plotësisht të afta për vetvendosje e përgjegjësi personale……….

Vendimi ka ndezur sërish një debat te zjarrtë në Gjermani. Megjithatë, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane. Feldman dhe mijëra e mijëra persona si ai janë tashmë të lehtësuar. Parlamenti gjerman jo. Ai duhet të punoje e të përshtasë sa më shpejt Kodin Penal me detyrat e shumta që i dalin nga ky vendim. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH