Aktualitet

Jeta dhe ëndrrat e Matildës shuhen në autostradë, një muaj më parë hapi piceri me të shoqin

Shkruar nga Liberale

Gruaja shqiptare ishte 35 vjeçe. Ajo la pas bashkëshortin Arjanin dhe një djalë 10 vjeç. Kishte vite që punonte dhe me paratë që kishte kursyer më 13 maj inauguroi një restoranti-piceri, që ishte edhe ëndrra e saj.

Përballë BMW-së së shkatërruar nga përplasja ballore, u shpërndanë edhe fletushkat e picerisë që Matilda Hidri kishte inauguruar një muaj e gjysmë më parë në qendër të Xhenovas. Aventura e re nisi me bashkëshortin e saj, Arjanin. Shumë në lagjen e tyre të Carignano kishin filluar ta njihnin dhe të lidheshin me çiftin.

Arjan Cejku, bashkëshorti i gruas shqiptare që humbi jetën në aksident thotë pas ngjarjes tragjike:

“Kemi kaluar 16 vjet së bashku me Matildën dhe tani ajo është zhdukur. Ajo ishte një nënë e mrekullueshme. Çfarë kuptuam për atë që ndodhi? Asgjë, absolutisht asgjë. Mbetet vetëm të presim autopsinë e personit që lëvizi në drejtim të gabuar. Vetëm kjo do të mund të na tregojë diçka”.

Makina me të cilën ajo u përplas ishte futur në një korsi emergjence dhe më pas kishte marrë një kthesë. Duke drejtuar një Volvo V60, më pas italiani do të fillonte të mbillte panik (për disa sekonda para përplasjes) në karrexhatë, teksa ishte duke lëvizur në drejtim të gabuar përgjatë autostradës “A7 Milan – Genova”.

Sipas rikonstruksioneve të para, e tillë ka qenë manovra e pamatur e Giuseppe Maria Garavaglia, 46-vjeçarit që u përplas me BMW-në, në timonin e së cilës ishte një gruaja shqiptare, Matilda Hidri (të dy vdiqën në çast). Në aksident u përfshi edhe një Golf i cili kishte tre persona në bord, mes tyre një fëmijë 4 vjeç. Aksidenti ndodhi të dielën e 26 qershorit.

Fillimisht, duke pasur parasysh afërsinë e kabinës së pagesës, u mendua se burri kishte hyrë direkt në autostradë, në drejtim të gabuar, por kjo hipotezë nuk është konfirmuar kurrë nga policia.

Pra, çfarë ndodhi në ato dy minuta nxitimi të çmendur? Policia dyshon se italiani ka kryer një gjest të çmendur por me dashje, duk i shkaktuar vdekjen edhe shqiptares.

Hipoteza janë ende duke u shqyrtuar. Për të zbardhur të vërtetën hetuesit do të ndihmohen edhe nga kamerat.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH