Globi

Jeremy Corbin kundër Trump: Vrasja e Soleimanit ishte e paligjshme

Shkruar nga Liberale
Jeremy Corbin kundër Trump: Vrasja e Soleimanit ishte e paligjshme

Jeremy Corbyn, edhe pse u pyet 4 herë nga gazetari në televizionin Sky News, nuk pranoi të thoshte se gjenerali iranian, Qassem Soleimani ishte një terrorist. Ai e përshkroi vrasjen e Soleimani nga SH.B.A si “të paligjshme”.

Udhëheqësi i partisë Laburiste kritikoi gjithashtu vrasjen në Dhomën e Komunave, pasi më parë i shkruajti një letër Boris Johnson duke kërkuar një konferencë urgjente të Këshillit për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian Soleimani.

Ai kërkoi prova dhe sqarime që vërtetojnë se Soleimani ishte një kërcënim, por Kryeministri refuzoi kërkesën e tij dje./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH