Aktualitet

Jep dorëheqjen kryetari i Gjykatës së Elbasanit

Shkruar nga Liberale
Jep dorëheqjen kryetari i Gjykatës së Elbasanit

Zihni Shahu, zv.kryetari i Gjykatës së Elbasanit ka dhënë dorëheqjen. Prej largimit nga Vettingu të Sulejman Kurtit, Shahu ka mbajtur rolin e kryetarit në Gjykatën e Elbasanit.

Dorëheqja është dhënë që në muajin korrik duke u dorëzuar në sekretarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, por vetëm tani është miratuar nga KLGJ. Shahu do të qëndrojë në detyrë deri në 30 shtator.

Deri me tani nuk dihen arsyet e sakta të dorëheqjes së kryetarit të Gjykatës së Elbasanit. Shahu, qëndroi në këtë detyrë për gati 10 muaj, pasi u emërua nga KLGJ për të drejtuar gjykatën e Elbasanit, menjëherë sapo “Vettingu” shkarkoi Sulejman Kurtin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH