Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i paraburgimit në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Drejtori i Paraburgimit në Vlorë, Ëngjëllush Avdulaj ka paraqitur sot dorëheqjen e tij përmes një letre drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Ministrit të Drejtësisë.

Avdulaj në letrën e dorëheqjes shkruan se ndodhet para një oferte nga sektori publik, të cilën e cilëson si një sfidë të re për karrierën e tij profesionale.

Më tej shton se  dorëheqja është e parevokueshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH