Aktualitet

“Jeni fitues i 700 mijë $”, Policia: Kujdes nga ky mashtrim!

Shkruar nga Liberale

Policia e Shtetit paralajmëron të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm nga një mesazh i cili i mbërrin në aplikacionin whatsapp ku u thotë se keni fituar 700 mijë dollarë.

Sipas njoftimit të policisë, mashtrimi vijon më tej edhe në postën elektronike ku u dërgon viktimave një certifikatë të rreme për t’i bindur për çmimin e madh.

Në këtë fazë, organizuesit e këtij mashtrimi kërkojnë të gjitha të dhënat personale dhe llogaritë bankare.

Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “mashtrimet nigeriane”.

Nëse në celularin tuaj, ju vjen një mesazh i tillë, duhet të njoftoni menjëherë uniformat blu.

“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.WH/US-6463457 në email: info@intldraws për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni info@intldraws për pyetje të mëtejshme. SHËNONI QË KY ËSHTË NJË TEKST KONFIDENCIAL.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH