Aktualitet

"Jeni bërë si dele"/ Çollaku nuk pranoi të linte sallë, Sula e sulmoi: O kokrra e... (Si nisi sherri mes dy deputetëve të opozitës)

Shkruar nga Liberale
"Jeni bërë si dele"/ Çollaku nuk pranoi të linte

Ndërkohë që Rithemelimi vijon me planet e saj për të prishur jetën e komisioneve parlamentare, një përplasje e pazakontë ka ndodhur këtë të premte pas mbylljes së mbledhjes së komisionit të Çështjeve Evropiane.

Protagonistë janë bërë dy demokrat, njëri pjesë e PD zyrtare dhe tjetri pjesë e grupit të Rithemelimit.

Siç raporton Balkan Web, ka qenë Sula i pari i cili sulmoi Çollakun, duke e cilësuar si “dele”, pasi ky i fundit nuk largohej nga salla.

“Jeni bërë dele mo Niku”, i thotë Sula deputetit që shërben edhe si nënkryetar i PD-së. “O kokrra e.., mos të të them ndonjë fjalë tjetër”, vijoi ai drejt Çollakut.

Çollaku replikoi duke i thënë Sulës se "nuk e bën Ina Ramën presidente", duke iu referuar një propozimi të hershëm të Sulës për emërimin e ish-kryeprokurores si kryetare të shtetit.

Sula iu kthye duke i thënë se është krenar për propozimin e tij, ndërsa debati më tej u zhvillua në korridorin jashtë sallës me tonë të larta, ku nuk munguan ofendimet, goditjet me dosje dhe ndërhyrja e menjëhershme e Gardës për të shmangu grushtet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH