Aktualitet

Jemin Gjana: Basha ka qenë pushtetar i suksesshëm i PD

Shkruar nga Liberale
Jemin Gjana: Basha ka qenë pushtetar i suksesshëm i PD

Jemin Gjana i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 e ka cilësuar Lulzim Bashën si një pushtetar të suksesshëm në kohën kur PD ishte në qeveri.

Gjana thotë se Basha mund të kritikohet gjithë ditën, por ai vetë ka vlerësim krejt tjetër për fushatën e këtij viti, programin dhe rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai thekson se sot Basha kritikohet më së shumti për dy vendime, largimin nga parlamenti dhe bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, por sipas tij për të dyja qëndrimi ka qenë i qartë që me Edi Ramën s’ka zgjedhje të lira.

“Unë mendoj ai ka qënë një pushtetar i suksesshëm i PD-së i përfshirë në disa prej vendimmarrjeve më të mëdha, në sferën ekonomike, në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare, liberalizimi i vizave, NATO, rruga e Kombit etj. Nëse duam të bëjmë politikë, për politikë, askush s’mund t’ja mohojë. Në 8 vitet e PD në opozitë ka vendime që janë të Lulzim Bashës, nuk ka vendime që nuk janë kaluar në Këshillin Kombëtar të PD të diskutuara dhe të votuara në këtë Këshill, por sigurisht ai është lideri dhe ai ka pjesën themelore. Ka patur disa qëndrime për të cilat ende sot kritikohet, largimi nga kuvendi, mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Të dyja hanë diskutim por në të dyja rastet qëndrimet kanë qenë të qarta dhe qëndrimi ka qenë, largohemi dhe nuk marrim pjesë në zgjedhje sepse nuk ka zgjedhje të lira dhe të drejta me kryeministër Edi Ramën.

Nuk besoj se shqiptarët e kanë harruar që kauza e PD që nuk shkojmë në zgjedhje me Lulzim Bashën u zëvendësua me një marrëveshje në oborrin e një ambasade shumë të rëndësishme të një vendi shumë të rëndësishëm dhe u tha do të lini këtë kauzë dhe do të shkoni në një komitet politik, në të cilin do të bini dakord se si do të jenë rregullat e lojës për një fushatë zgjedhore të lirë të ndershme, korrekte. A është po kaq e vërtetë se vetëm pak javë më pas Rama e rrëzoi marrëveshjen, askush nuk e pengoi në këtë rrugë. Mund ta kritikojmë Bashën gjithë ditën, unë kam vlerësim krejt tjetër, vecanërisht për fushatën e këtij viti. për programin, mënyrën si u zhvillua fushata e rezultatin e arritur. Nëse kjo marrëveshje nuk do ishte thyer, opozita do shkonte në zgjedhje me koalicione.” tha Gjana.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH