Aktualitet

“Jemi ende gjallë, në të kundërt...”/ Artan Hoxha vjen me një mesazh të rëndësishëm për fatin e Ervis Martinajt

Shkruar nga Liberale
“Jemi ende gjallë, në të kundërt...”/ Artan

Fati i Ervis Martinajt mbetet ende një telenovelë të cilës edhe kur duket se i vjen fundi, në skenë futen gjithmonë personazhe të rinj.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ardhur së fundmi me një mesazh, vetëm pak ditë pasi në media doli një tjetër lajm se celulari i “Mbretit të Basteve” kishte pulsuar jashtë Shqipërisë.

Në postimin e radhës Hoxha tregon bisedën që kishte patur me një nga tipat e “vrarë” në Bolivi pak ditë më parë për disa media në Shqipëri, por që në fund rezultoi e pavërtetë.

Sipas Hoxhës për të bindur mikun e tij se ishin ende gjallë- i thotë se nëse do të ishte e kundërta dhe do të ishin në parajsë, mbase në tavolinë mund tu shërbente vetë Shën Pjetri me një Dom Perignon të porositur nga Visi.

Postimi i Artan Hoxhës:

Sapo piva kafe me një tip, të cilin e kishin vrarë para 5 ditësh në La Paz të Bolivisë dhe para 2 ditësh në Frankfurt të Gjermanisë.

Mos e merr kaq seriozisht i thashë.

Sipas rrjetit, mua më kanë vrarë prej 4 muajsh dhe praktikisht do të ishim dy fantazma tani…

Puna është se kamarieri, sapo na solli faturën për të paguar kafet. Në të kundërt, do të ishte Shën Pjetri, duke na qirasur me një shishe Dom Perignon nga Visi…

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH