Showbiz

Jeff Bezos manjati i parë që do të ngjitet në hapësirë

Shkruar nga Liberale
Jeff Bezos manjati i parë që do të ngjitet në

Jeff Bezos do të fluturojë në hapësirë në fluturimin e parë me ekuipazh të Neë Shepard, anija kozmike e bërë nga kompania e tij hapësinore, Blue Origin. Fluturimi është planifikuar për në 20 korrik, vetëm 15 ditë pasi ai është vendosur të japë dorëheqjen si CEO i Amazon.

Blue Origin tha se vëllai i vogël i Bezos, Mark Bezos, gjithashtu do të jetë pjesë e këtij udhëtimi hapsinor.

Që kur isha pesë vjeç, kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë,” tha Bezos, 57 vjeç, në një postim të hënën në mëngjes në Instagram. “Më 20 korrik, unë do të bëj atë udhëtim me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë.”

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Bezos, personi më i pasur në botë me një vlerë neto prej 187 miliardë dollarësh do të jetë i pari nga manjatët hapësinorë miliarderë që do të përjetojë një udhëtim në teknologjinë e raketave që ai ka derdhur miliona dollarë në zhvillimin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH