Showbiz

Jeep sjell makinën më të fuqishme që ka ndërtuar ndonjëherë

Shkruar nga Liberale
Jeep sjell makinën më të fuqishme që ka ndërtuar

Jeep ka prodhuar një model të ri, i cili është më i shpejti dhe më i fuqishmi që kompania amerikane ka ndërtuar ndonjëherë. Modeli Ruibicon 392 është në gjendje të arrijë nga 0 në 100 km/h për 4,5 sekonda.

Modeli ka një motor me 470 kuaj fuqi dhe është hera e parë në 40 vite që Jeep përdor një motor me 8 pistona, 6,4 litra. Sipas Fiat Chrysler, që prodhon këto makina, kjo u bë me kërkesë të konsumatorëve, të cilëve gjithsesi u jepet mundësia ta ulin fuqinë kur nuk është e nevojshme duke përdorur vetëm 4 pistona.

Njëkohësisht, makina është më e lartë, çka rrit nivelin e performancës jashtë rruge, në gropa dhe kodra, si dhe mund të ecë pa problem brenda në ujë, në një thellësi gati 1 metër.

Makina pritet të dalë në shitje në fillim të vitit 2021, megjithatë ende nuk është zbuluar çmimi, por edhe niveli i konsumimit të karburantit.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1170994,1170993,1170995,1170996"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH