Politikë

"Je një hajdute", Bardhi hedh akuza të forta ndaj Felajt: Burri yt ka vendosur 1.5 mln euro gjobë

Shkruar nga Liberale
"Je një hajdute", Bardhi hedh akuza të forta ndaj Felajt:

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate, ndërsa opozita ka kërkuar në sallë praninë e Ramës për t'u përgjigjur për çështjen e inceneratorëve, ndërsa SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Një përplasje të fortë pati mes kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi dhe deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Ishte Bardhi që e akuzoi Felajn si të përfshirë në çështjen e incneratorëve dhe se ka uzurpuar prokurorinë e Tiranës përmes familjarëve të saj me qëllim që t’i vendosë gjoba bizneseve.

“Palaço mua më ka thënë kryemafiozi jot dhe kur vjen nga një hajdute dhe gjobaxhie si ty, që ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba biznesit. Yt shoq vetëm në çështjen e rimbursimit të TVSH-së ka marrrë rryshfet 1.5 milionë euro nga katër biznese. Kjo je ti, ti vjen nga një familje hajdute. Ti je një hajdute dhe një gjobaxhie që ke dhe guximin të vish këtu të flasësh. Ti nuk duhet të ishe aty se je pjesë e dosjes. Ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba qytetarëve dhe bizneseve. Je fasada e inceneratorëve, i ke vënë fytyrën për të mbuluar krimin. Mbylle moj hajdute gojën”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër Felaj, iu përgjigj në mënyrë të përsëritur nga vendi akuzave të Bardhit duke e cilësuar si një “palaço”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH