Aktualitet

Java e tjetër sjell reshje intensive, zonat që rrezikojnë përmbytje

Shkruar nga Liberale
Java e tjetër sjell reshje intensive, zonat që rrezikojnë

Ditët e ngrohta dhe me diell do t’i lënë vendin reshjeve të shiut nga e diela pasdite. Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e vona të mbrëmjes të ditës së diel mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

“Në këtë mënyrë dita e hënë do të ketë mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet kryesisht mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut reshjet e shiut në periudha kohore të caktuara pritet të jenë me intensitet të lartë”.

Kjo do të bëjë që në gjithë territorin prurjet në lumenj të rriten, duke rrezikuar kështu edhe përmbytje.

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, “nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumenjëve Drin dhe Buna, pritet rritje e ndjeshme e prurjeve dhe rrezikut të përmbytjeve, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve”.

Temperaturat

Nesër (e diel, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 7 / 18 °C

në vendet malore: 5 / 15 °C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH