Politikë

Java e fundit në krye të shtetit, Meta gjen te berberi ‘miq të rinj’

Shkruar nga Liberale
Java e fundit në krye të shtetit, Meta gjen te berberi ‘miq

Presidenti Ilir Meta ndodhet në javën e fundit të detyrës si kreu i shtetit.

Presidentit të Republikës i mbaron mandati në fundjavë, më 24 korrik 2022.

“Gati për një javë të re, bashkë me miq të rinj!”, ka shkruar Meta krahas një fotoje që ka bërë publike në rrjetet sociale.

Presidenti i Republikës është fotografuar sot, duke u qethur tek berberi.

Bashkë me të, veç dy berberëve, ishte duke u qethur edhe një djalë i vogël. Pas mbarimit të mandatit të Presidentit, Meta nuk e ka përjashtuar rikthimin në skenën politike, për të rimarrë sërish drejtimin e  LSI. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH