Aktualitet

"Java e fundit", hap këtë të shtunë Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Java e fundit", hap këtë të shtunë Gazetën

Fushata elektorale, e cila hyn në javën e saj të fundit, është karakterizuar nga maxhoranca që kërkon një mandat të tretë për të çuar punët në fund e duke krahasuar qeverisjen e tetë viteve me atë të para 2013-s dhe, nga opozita që thekson dështimin e qeverisë Rama dhe nevojën për ndryshim.

Nga njëra anë kryeministri që premton vepra të mëdha si katër aeroporte dhe porte të reja në katër vitet e ardhshme nëse socialistët marrin sërish shumicën e qeverisës dhe nga ana tjetër, kryedemokrati i cili zotohet për çeljen e negociatave me BE-në në 100 ditët e para të qeverisjes.

Por megjithë retorikën e bërë familjare në këtë muaj, mes ironisë së kryeministrit ndaj kreut të PD-së, aleatëve të tij dhe marrëveshjes parazgjedhore me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe akuzave të opozitës mbi dështimin e qeverisjes në tetë vite, ftesa e beftë e zotit Rama për zotin Basha ishte kthesa e madhe e fushatës në ditët e fundit të saj.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale print dhe online.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH