Aktualitet

“Java e fundit e kufizimeve”, Rama: Transporti do të rrijë mbyllur

Shkruar nga Liberale
“Java e fundit e kufizimeve”, Rama: Transporti do të rrijë

Kryeministri Edi Rama thotë se kjo është java e fundit e kufizimeve në kuadër të masave kundër koronavirusit, ndërsa shton se të pezulluara do të ketë aktivitetet funerale, dasmat dhe ceremonitë mortore me shumë njerëz.

Sipas Ramës, me ardhjen e të ftohtit në vjeshtë mund të vijë vala e dytë e infeksionit, por nënvizon se qeveria po merr masa për ta përballuar.

"Kjo është java e fundit e kufizimeve, ku aktivitetet kulturore dhe dasmat dhe funeralet ende nuk do të zhvillohen. Transporti publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak dhe plazhi publik do të ketë korniza sigurie. Sjellja individuale e secilit nuk duhet të jetë si më parë. Vala e re mund të vijë me të ftohtin dhe në ardhtë do ta përballojmë patjetër. Ne po përgatitemi. Struktura e re spitalore në autostradën Tiranë-Durrës po përgatitet me të gjitha mjetet mbrojtëse", tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH