Aktualitet

Janë skeptikë për aplikimin e vaksinës, studentët e FSHN marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Shkruar nga Liberale
Janë skeptikë për aplikimin e vaksinës, studentët e

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës janë mbledhur dhe po zhvillojnë një marshim drejt Ministrisë së Shëndetësisë.

Studentët kërkojnë që të hiqet detyrimi për kryerjen e vaksinës dhe të zhvillojnë mësimin normalisht në ambientet e auditorëve.

Gazetari Erjon Skëndaj tregoi se ditën e sotme, në kampusin qendror të universiteteve, më konkretisht në atë Politeknik, janë pranuar edhe studentë të pa vaksinuar.

Në një prononcim për News 24, studentët kanë rrëfyer se i është komunikuar se ky tolerim vlen vetëm për ditën e sotme, ndërsa nga nesër e në vazhdim duhet të paraqiten në ambientet fizike vetëm me test PCR apo certifikatë vaksinimi.

Po ashtu, ka pasur dhe një grupim të “Lëvizjes për Universitetin”, të cilët i kanë cilësuar si të ashpra masat e ndërmarra nga qeveria dhe kanë kërkuar një zgjidhje alternative.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH