Aktualitet

Janari mbyllet pa dëborë/ Meterologia: Si do jetë moti javën tjetër

Shkruar nga Liberale
Janari mbyllet pa dëborë/ Meterologia: Si do jetë moti javën

Pavarësisht temperaturave të ulëta, moti ka qenë i qëndrueshëm gjatë kësaj kohe. Sipas meteorologëve, situata do të vazhdojë e kthjellët deri pasditen e të shtunës. Më pas parashikohet shtim i vranësirave gjatë fundjavës.

Në zonat e ulëta do të kemi shira të dobëta dhe në zonat malore reshje të pakta dëbore”, ka thënë meteorologia Adiola Bani për TCH.

Meteorologia tregon se ne vazhdim do të kemi rënie të temperaturave kryesisht në mëngjes, ndërsa mesdita do të jetë me diell dhe tempereraturat do të luhaten në 13-14 gradë.

Java që vjen parashikohet me diell. E hëna dhe e marta do të jenë të ftohta. Janari do të jetë pa dëborë dhe i thatë pa reshje, pasi ka patur pak reshje. Për Tiranën as diskutohet bora gjatë këtij muaji të parë të vitit”, shton ajo më tej./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH