Aktualitet

"Jam penduar", zbardhet dëshmia e mësueses dhe nxënësit që e dhunoi: Humbja e babait ka qenë dramë për mua

Shkruar nga Liberale
"Jam penduar", zbardhet dëshmia e mësueses dhe

Institucione lokale dhe drejtoria e shkollës nuk ka në reaguar pas dhunimit të një mësueseje në ambientet e gjimnazit "Hydajet Lezha". Majlinda Palushi përfundoi në spital me fraktura të rënda, pas një debati që pati në klasë me nxënësin e saj.

16-vjeçari mbahet në paraburgim dhe pritet të dalë në gjykatë me dy akuza "Goditje për shkak të detyres" dhe "Plagosje e rëndë me dashje". Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije adoleshenti ka shprehur pendesë.

“Nuk e di çfarë ndodhi! Pata një gjendje të rënduar psikologjike pasi mësuesja më përmendi babanë ndërsa po flisnim për frekuentim e shkollës. Ka qene një drame për mua humbja e babait dhe e përjetova sërish atë moment. Nuk kam patur asnjë debat më parë me mësuesen, nuk duhej të ndodhte. Jam i penduar!”.

Po kështu është marrë në spital dëshmia e Majlinda Palushit e cila ka deklaruar se ka kërcënuar nxënësin se do ta ngelë në klasë pasi i ka prishur orën e mësimit.

“Nxënësi ishte në bankën e fundit dhe bënte muhabet me shokun. Më ka prishur orën e mësimit. I kam tërhequr vëmendjen por nuk ndalonte. Në këtë momenti i kam thënë se nuk e meriton notën kaluese, edhe vjet të kam kaluar kot. “Betohem për eshtrat e tim eti dhe tëndit se s’ke për të kaluar këtë vit”.

Ndërkohë policia ka shtuar masat e sigurisë në gjimnazin "Hydajet Lezha", ku siç shihet në pamje uniformat blu qëndrojnë në hyrje të shkollës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH