Aktualitet

“Jam më e qetë”- Rudina Hajdari flet për kërcënimet

Shkruar nga Liberale
“Jam më e qetë”- Rudina Hajdari flet për

Deputetja Rudina Hajdari ndërsa foli për kërcënimet që ajo tha se kishin ardhur në adresë të saj, u shpreh se tashmë është më e qetë dhe se çështja është zgjidhur.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “Neës24”, ndonëse nuk preferoi të tregonte detaje rreth formës së kërcënimeve dhe se kush ja kishte dërguar, Hajdari tha se ishte e rëndësishme që Kuvendi të ishte në dijeni të, e është në të mirë të të gjithë deputetëve që të ketë masa më të sigurta.

“Jam më e qetë. Ishte e rëndësishme që Kuvendi të ishte në dijeni të kërcënimeve. Besoj se tensionet ndonjëherë dhe ngrihen dhe kuptohet që ne duhet të jemi sa më të sigurt mos të kemi përballje fizike me të tjerë. Duhet të bëjmë çfarë është e mundur për të siguruar zyrat në Kuvend. Është një situatë që kaloi dhe shpresoj të mos përsëritet. Mbrojtja është  e domosdoshme për të gjithë ambientet, sicc ndodh në vendet e tjera. Nuk kam dëshirë të ndaj me publikun si kanë ardhur kërcënimet, unë kam ndjekur hapat e duhur për ta zgjidhur këtë problem”, tha Hajdari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH