Showbiz

"Jam bixhozxhi dhe nuk krenohem", Getinjo reagon pas deklaratës së Vivienit: Nuk bëj gjeste për vëmendje

Shkruar nga Liberale

Ata ishin një nga çiftet më të komentuara në Big Brother Vip Kosova, lidhje që u përfol edhe pas mbarimit të edicionit. Së fundi, historia e tyre është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi Vivien e pranoi ndarjen nga reperi kosovar, Getinjo,.

E ftuar në “Mos i bjer me top” Vivien ka bërë publike arsyen e ndarjes, duke thënë se Getinjo luante bixhoz dhe se ky ves shkatërron familjen.

Një ditë më pas ka reaguar edhe Getinjo, i cili e ka pranuar vesin e tij, por ama ka shtuar më tej se familja e ti kurrë nuk është ndikuar dhe as ka vuajtur nga problemet e tij.

"Po unë jam bixhozçi. Nuk krenohem me këtë gjë, por familja dhe miqtë rreth meje kurrë sherrin s'ma kan pa, edhe kurrë nuk kanë vuajtur prej meje. Mos mi ngacmoni nervat me komente dhe duke më bërë tag në intervista se s'jam ajo kategori. Nuk bëj gjëra intime dhe gjeste për vëmendje. Vazhdoni jetën përpara", shkruan Getinjo./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH