Aktualitet

Jaka: Ndërhyrje drastike në buxhet, 50% e popullsisë mbetet pa punë

Shkruar nga Liberale
Jaka: Ndërhyrje drastike në buxhet, 50% e popullsisë mbetet pa

Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka kërkon që qeveria të bëjë ndërhyrje drastike në buxhet për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi. Në një lidhje për News24, Jaka tha se paketa e qeverisë është e mirëpritur, por duhet të jenë dhe skenarët e qartë. Sipas tij nëse masat shtrënguese shkojnë përtej dy muajve, sipërmarrja nuk mund ta përballojë.

“E kemi mirëpritur paketën e masave të qeverisë. Nëse masat shtrënguese do të vazhdojnë nuk ka asnjë lloj qeverie të përballojë efektet që mund të shkaktojë COVID-19. Ne jemi në komunikim. Paketa financiare e cila u publikua nga kryeministri është një paketë e cila përmbush detyrimet mujore ndaj të punësuarve por struktura e biznesit në Shqipëri është e pastrukturuar. Biznesi i vogël është 70-80% e sipërmarrjeve në vend dhe janë të rrezikuara nga zgjatja. Ne aktualisht kemi një GDP, 14 mld dollarë dhe kemi një GDP jo zyrtare 34 mld dollarë. Në qoftë se sot qarkullimin zyrtar e kemi 38 mln dollarë në ditë, qarkullimin jo zyrtar e kemi 100 mln dollarë. Kemi dy herë pasoja. Të gjitha kompanitë e ligjshme janë të shtrënguara në këto kushte të falimentojnë, ndërsa kompanitë informale janë ato që do mbizotërojnë”, deklaroi Jaka.

Ai shtoi se nuk mendon që mund të ketë një ekspert që mund të nxjerrë një sektor të ekonomisë të painfektuar nga masat shtrënguese të COVID-19.

“Është ulur qarkullimi. Nëse masat shtrënguese do vazhdojnë më shumë se 2 muaj është e pamundur që sipërmarrja ta përballojë.

Nuk rrezikon recesion por rrezikon me skenarin më të mirë 50% të popullsisë pa punë. Duhet të përshtatemi në mënyrë të zgjuar me qasjen e re që koronavirusi po i krijon botës dhe në veçanti Shqipërisë”, tha ai.

Sa i përket turizmit, si një nga sektorët e goditur, Jaka nënvizoi nevojën e skenarëve realë. Lidhur me lëvizjet e qeverisë për të siguruar të ardhurat, ai tha se nuk e di nëse ka ndonjë lëvizje të qeverisë për të siguruar të ardhurat.

“85% e GDP-së mbulohet nga sipërmarrjet private. E shoh të arsyeshme që qeveria të bëjë ndërhyrje drastike në buxhet. Ashtu siç kryeministri e cilëson shpesh që jemi në luftë, ashtu duhet të bëhet ndërhyrje në buxhet që ne të shohim elementë të domosdoshëm jetikë. Buxhetit shqiptar do i mungojnë të ardhura të ndjeshme. Ndërhyrjet janë domosdoshmëri dhe më e rëndësishme fokusi tek domosdoshmëria. Nuk kemi luksin të fokusohemi as tek vepra të mëdha, as tek një sektor i caktuar, por tek jeta, tek baziku”, theksoi Jaka.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH