Aktualitet

Ja si të zbuloni patronazhistin tuaj nëpërmjet ID-së

Shkruar nga Liberale
Ja si të zbuloni patronazhistin tuaj nëpërmjet ID-së

Baza e të dhënave të qytetarëve shqiptarë, që dyshohet të jetë përdorur nga PS për qëllime elektorale, tashmë ka përfunduar online.

Një faqe me emrin “Patronazhisti im” është hapur online, ku përmes numrit të ID mund të zbulosh personin që pretendohet se di orientimin tënd politik. Por gjithsesi, kjo faqe nuk është e sigurt, dhe për sa kohë nuk dihen krijuesit e saj, mund të përdoret edhe si një mënyrë për të vjedhur ID-të.

Sjellim në vëmendje që SPAK ka nisur verifikimet lidhur me këtë çështje, dhe ka sekuestruar serverat e portalit “Lapsi.al”.

Ishte pikërisht kjo media që publikoi i pari lajmin mbi nxjerrjen e të dhënave, që dyshohet të jenë marrë nga portali E-Albania. Bëhet fjalë për të dhëna konfidenciale të afro 910 mijë votuesve të qarkut të Tiranës, nga mosha 19 deri në moshën 99 vjeç.

Në databazë janë shënuar të dhëna personale të secilit prej nesh, nga numrat e telefonit, numri i kartës së identitetit, numri i qendrës së votimit, apo edhe vendi i punës. Dyshohet se përmes këtij sistemi “patronazhimi” Partia Socialiste krijon idetë paraprake për votën para zgjedhjeve./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH