Aktualitet

Ja si mund të ndryshojë arsimi i lartë për më mirë

Shkruar nga Liberale
Ja si mund të ndryshojë arsimi i lartë për më mirë

CommonWealth, sugjeron se pandemia e coronavirusit ofron një mundësi për të ri-imagjinuar edukimin ndërkombëtar, gjetjen e mënyrave të reja të bashkëpunimit, forcimin e partnershipeve aktuale që kapërcejnë kufinjtë dhe krijimin e lidhjeve të reja që kanë në themel paanësinë.

Ajo shprehet se ndërsa universitetet akoma po adaptohen, teknologjia që po përdorin tani mund të përdoret për të zgjeruar një herë e përgjithmonë aksesin ndaj edukimit.

Bashkëpunimi mes universiteteve të Commonwealth(ACU).

ACU i dedikohet ndërtimit të një bote më të mirë përmes arsimimit të lartë dhe qendra e kësaj ambicieje është bashkëpunimi ndërkombëtar.

Si Shefe Ekzekutive dhe Sekretare e Përgjitshmë, Dr Newman ka përgjegjësinë e përcaktimit të drejtimit strategjik të organizatës, e cila ka një staf prej 150 vetësh dhe mbi 500 universitetet anëtare në mbi 50 vende.

Dr Newman shprehet se: “Network-u jonë mbulon disa nga vendet më të mëdha dhe më të vogla të botës dhe mbi dy e treta e anëtarëve tanë janë nga vende me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Ne gjithashtu drejtojmë 3 skema të mëdha të bursave internacionale të qeverisë angleze dhe programe për shumë investitorë të tjerë.”

Që nga bërja e pjesë e ACU në prill të vitit 2017, Dr Newman thotë se një nga ndryshimet më të mëdha që ka parë (para pandemisë) janë universitetete teksa përqafojnë idenë e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals).

Newman shprehet se: “Universitetet kanë luajtur gjithmonë një rol kritik në zhvillimin e komuniteteve dhe kombeve të tyre dhe SDGs mundësojnë një kornizë gjithëpërfshirëse dhe të akorduar universalisht, për të lidhur shprehimisht këtë punë me agjendën e zhvillimit ndërkombëtar.

Vitin e kaluar [ACU] lançoi network-un tonë me Higher Education dhe SDgs për të mbështetur përpjekjet e universiteteve për tu angazhuar në mënyrë direkte në agjendën SDG përmes mëimdhënies dhe mësimnxënies, kërkimieve, punëve të qëndrueshme, angazhimit dhe impaktit, dhe partnershipeve.”

Rimagjinimi i edukimit ndërkombëtar

COVID-19 ka pasur një impact me nivel të lartë në edukimin e lartë, ku sfidat kryesore janë limitet që i vendosen kontaktit fizik dhe udhëtimit.

Dr Newman thotë se : “Universitetet janë në mënyrë të natyrshme hapësira sociale dhe bashkëpunimi është një pjesë esenciale e punës akademike.

“Vlera e ndërveprimit ballë për ballë do të rezistojë, por pandemia na ka detyruar të gjithë të gjejmë mënyra të reja për të vazhduar ndërtimin dhe zhvillimin e partnershipeve dhe lidhjeve ndërkombëtare, përfshirë mundësitë për studentët internacional.”

Dr Newman mendon se pandemia ka ofruar një mundësi për ndryshim. Ajo shprehet se : “Kriza na ka detyruar të lëvizim online në kaq pak kohë dhe ne jemi adaptuar ndaj përdorimit të teknologjive të reja për të lidhur dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

“Mësimi online dhe i përzier ka potencialin të zgjerojë aksesin ndaj edukimit, sidomos në vendet në zhvillim, duke bërë të mundur që universitetet të ofrojnë mësimdhënie cilësore në një shkallë më të lartë.”

Ajo gjithashtu mendon se ne duhet t’i kushtojmë vëmendje padrejtësive, pasi jot ë gjithë studentët apo universitetet kanë akses të barabartë ndaj burimeve online. Newman thotë se: “Universitetet do të duhet të punojnë së bashku për të gjetur metoda të reja bashkëpunimi përmes të cilave mund të forcojnë partnershipet aktuale dhe të ndërtojnë lidhje të reja të cilat kanë në qendër paanësinë.”

Universitete janë qendrat e kuriozitetit dhe zbulimit; ata punojnë brenda një komuniteti global që lidhet përmes tandarteve të praktikës dhe janë të bashkuara përmjet kanaleve të komunikimit që kapërcejnë kufinjtë.

Mobiliteti ndërkombëtar i ofron inidividëve mundësi që i ndryshojnë jetën, prodhojnë benefite për universitete mikpritëse përmes perspektivave të zgjeruara dhe kuptimit ndërkulturor dhe i mundëson institucioneve të zhvillojnë partnership afatgjate.

Teknologji e rëndësishme

Është vështirë të imagjinojmë një kohë kur në nuk ishim të ngjitur pas mjeteve të videkonferencave. Dr Newman thotë : “Teknologjitë disruptive do të jenë gjithmonë të rëndësishme dhe universitetet mundësojnë mjedisin e duhur për të arritur dhe kujdesur për inovacionin e nevojshëm. Por marrëdhëniet kuptimplota mes njerëzve nga background-e dhe kultura të ndryshme krijohen mbi më shumë se sa thjesht mbledhje, qofshin online apo jo.”

Vlera e ndarjes së bukës me dikë nuk duhët të nënvlerësohet, por opsionet janë të limituara në të tashmen. Dr Newman shton se : “Universitetet po kërkojnë të zhvillojnë mënyra të reja të mësimit online ndërkombëtar – të avancimit të kuptimit ndërkulturor dhe fuqizimit të individëve të ndërgjegjësuar botërisht – dhe ACU ofron një platform ku ata të ndajnë dhe shprehin ide.”

Ndryshime innovative ndaj edukimit të lartë

Universitetet anëtare në ACU i janë përgjigjur krizës së COVID-19 në mënyra të ndryshme. Nga shkencat mjekësore më të fundit deri në mbështetjen e komuniteteve locale, universitete kanë treguar se si mund të bëjnë një impakt jetësor në shoqëri.

Dr Newman thotë: “Universitete kanë lëvizur kurse dhe vlerësime online, kanë vazhduar punën kërkimore gjatë karantinës, kanë zgjeruar shërbimet e bibliotekës dhe përtej mureve të kampusit dhe kanë bështetur mirëqënien e stafit dhe studentëve.”

ACU do të drejtojë një webinar serioz për ndarjen e eksperiencave dhe praktikave më të mira mes anëtarëve, duke bërë të mundur që universitete të mësojnë nga njëra-tjetra dhe të sjelljen e risive.

Rëndësia e aksesimit dhe përfshirjes në edukimin ndërkombëtar

COVID-19 ka nxitur adoptimin e teknologjive të reja, ku lëzvizja online do të thotë se më shumë njerëz mund të arrihen – duke e bërë edukimin më përfshirës.

Dr Newman shprehet se: “Universitetet kanë një përgjegjësi për të konsideruar rolin e tyre në krijimin e një shoqërie më të drejtë – përmes aksesit ndaj edukimit të lartë, kurrikulave dhe përmbajtjes së kurseve dhe strukturat e tyre të veçanta.”

Më tej Newman shprehet se eventet dhe aktivitetet e ACU kanë treguar se komunikimi  dhe bashkëpunimi virtual ndërkombëtar është i vlefshëm: “ Mund të hapë mundësi për eksperienca dhe mësimnxënie internacionale kundrejt atyre që nuk mund ta akesojnë në mënyra të tjera. Por për të kuptuar potencialin e plotë, ne duhet të krijojmë një urë mës ndarjes digjitale në terma të teknologjisë dhe aftësive – duke i siguruar studentëve dhe stafit me mjetet dhe aftësitë për të aksesuar dhe kryer mësimin online.”

 Dr Joanna Newman, Sekretare e Përgjithshme dhe Shefe Ekzekutive e bashkëpunimit mes universiteteve /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH