Politikë

Ja se kush është kryeministrja e re e Francës

Shkruar nga Liberale
Ja se kush është kryeministrja e re e Francës

Politikania centriste, Elisabeth Borne, është emëruar kryeministre e re e Francës më 16 maj, duke u bërë gruaja e dytë që do të mbajë këtë post.

61 vjeçarja e cila ka qenë ministre e Punës në Qeverinë paraprake, pason Jean Castex, dorëheqja e së cilit pritej pas rizgjedhjes së presidentit francez, Emmanuel Macron, muajin e kaluar.

Macron dhe Borne pritet të emërojnë anëtarët e Qeverisë së re në ditët në vijim.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH