Aktualitet

Ja pse babë e bir qëlluan me sëpatë komshiun në Pogradec

Shkruar nga Liberale
Ja pse babë e bir qëlluan me sëpatë komshiun në

Dy persona janë përfshirë në një konflikt për motive banale ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve nga policia, bëhet e ditur se dy të përfshirët në këtë konflikt janë komshinj me njëri-tjetrin në fshatin Zagorçan aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Shtetasi Fatos Çoçka është autori i plagosjes i cili i është i kanosur me mjet prerës dhe sëpate 30 vjeçarit Dorjan Rusi e për pasojë ky i fundit ka marrë plagë në trup ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë në reanimacion.

Po të njëjtat burim, bëjnë të ditur se sherri në fillim ka nisur në lokalin e fshatit me pretekstin “Pse më flet” e më pas Dorjan Rusi është larguar drejt shtëpisë ndërsa autori e ka ndjekur nga pas duke e goditur me mjete të mprehta dhe duke e plagosur.

Nderkohë përsa i përket autorit, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Pogradecit kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, i cili po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ne vendngjarje Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH