Art - Kulture

Ja kush do t’i gjykojë Çmimet Kombëtare të Letërsisë

               Publikuar në : 14:47 - 10/12/19 liberale

Kryetare e Jurisë së këtij edicioni është Alda Bardhyli Çmimet Kombëtare të Letërsisë Shqipe, që çdo vit akordohen nga Ministria e Kulturës do të gjykohen këtë vit nga emra të njohur në fushën e letërsisë.

Mësohet se juria e këtij edicioni përbëhet nga Brikena Çabej, Alda Bardhyli, Dhurata Shehri, Visar Zhiti dhe Riza Braholli. Kryetare e Jurisë së këtij edicioni është Alda Bardhyli.Nëse ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vendosi në vitin 2013 të minimizonte çmimet letrare në vetëm dy, atë të veprës më të mirë letrare dhe përkthimit më të mirë letrar, ministrja e re Elva Margariti ka një vizion tjetër për librin, duke rikthyer çmimet e munguara prej vitesh në kategori të ndryshme; si çmimi më i mirë për veprën poetike, prozën e shkurtër, romanin, kritikën letrare, shkrimtarin për fëmijë, përkthimin nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe.

Tashmë gjithë veprat e botuara gjatë vitit 2018 në kategori të ndryshme do të kenë mundësi të jenë pjesë e një gare, që do të shpallë në fillim të muajit dhjetor më të mirën. Moria e çmimeve ka bërë që autorët të presin më me vëmendje këtë ceremoni, e cila kurorëzon historinë tonë letrare të një viti. Po cilët janë anëtarët e jurisë? Brikena Çabej është botuese e njohur dhe shqipëruese e autorëve të rëndësishëm në gjuhën shqipe.

Ajo njihet dhe si vajza e gjuhëtarit Eqrem Çabej. Dhurata Shehri është studiuese dhe profesorë e njohur e letërsisë pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Histori Filologjisë.

Alda Bardhyli është një emër i njohur në fushën e botimeve dhe kritikës letrare, lektore si autore e disa librave. Visar Zhiti është poet e shkrimtar i vlerësuar me çmime si brenda dhe jashtë vendit. Riza Braholli është i njohur si poet. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back