Aktualitet

Ja kush do të vaksinohet me sasinë e re të vaksinave Pfizer!

               Publikuar në : 16:15 - 10/04/21 liberale

Përgjegjësja e programit kombëtar të vaksinimit Erida Nelaj, bën me dije se dozat e reja të vaksinës Pfizer do të përdoren për të sëmurët që kanë kryer transplante dhe ata në proces dialize.

Dozat që do përdoren do të jenë ato që mbërritën pak ditë më parë në vendin tonë. Deri tani në të gjithë vendin janë kryer mbi 230 mijë vaksinime dhe gradualisht do të vaksinohen persona të tjerë me sëmundje shoqëruese. Sipas Nelaj personat që e kanë kaluar Covid-19, dozën e parë të vaksinës duhet ta marrin minimumi pas një muaji.

“Me një dozë vaksine nuk jemi të mbrojtur që do të thotë se duhet të zbatojmë rregullat e izolimit, të presim për 14 ditë që mos të shfaqen shenjat e infektimit dhe shpresojmë shumë që ai i vaksinuar qoftë edhe me një dozë të mos e shfaqë atë, dhe nëse kalon gjithçka mirë pa shfaqje të kovidit mund të vaksinohet në kohën që vjen data e vaksinës”, u shpreh Erida Nelaj.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back