Showbiz

Ja kur nis edicioni i dytë i “Big Brother VIP”, zbulohen dy konkurrentët e parë

Shkruar nga Liberale
Ja kur nis edicioni i dytë i “Big Brother VIP”, zbulohen dy

Spektakli Big Brother VIP Kosova ishte një risi në edicionin e parë të tij.

Personazhe të shumtë VIP e sfiduan veten në aventurën mbi 100 ditore, duke konkurruar për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

E një aventurë e re duket se është gati të rifillojë sërish, me edicionin e dytë që pritet të nisë në muajin tetor.

Burime pranë spektaklit bëjnë me dije se data e fillimit është përcaktuar të jetë e hëna e 2 tetorit.

Po të njëjtat burime gjithashtu kanë treguar se këtë vit do të futen plot 20 konkurrentë në shtëpi.

Ndërsa dy emrat e parë që po negociohen për të qenë pjesë e spektaklit shumë të ndjekur janë gazetari Valon Syla dhe këngëtarja Arta Kabashi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH