Aktualitet

Ja kur do t'i vizitojë Macron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Liberale
Ja kur do t'i vizitojë Macron Shqipërinë dhe Maqedoninë

Muajin e ardhshëm pritet që presdenti francez, Emmanuel Macron të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën për mediat që ai mbajti ku dha dhe lajmin për mos hapjen e negociatave ai tha se do të takohet me kryeministrat Rama dhe Zaev për të folur për reformat dhe hapat që duhet të bëjnë këto vende.

Një burim diplomatik në Tiranë u shpreh për Exit.al se ende nuk ka detaje për këtë vizitë, pasi ajo është vendosur së fundmi dhe mbetet ende një premtim në parim.

"Burimi diplomatik konfirmoi se si shenjë të mbështetjes së Francës për Shqipërinë, Presidenti Makron ka vendosur hapjen në Tiranë të zyrës të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila do të zbatojë ndihmën e Francës për projekte zhvillimi në Shqipëri", shkruan Top Channel. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH