Dossier

Ja kur do të zhduket njerëzimi sipas astrofizikës

zhduket njerëzim
               Publikuar në : 12:44 - 08/07/19 KN

Një libër interesant ka tërhequr vëmendjen e publikut. Libri i titulluar “The Doomsday Calculation” (Kalkulimi i Shkatërrimit), ka rrëmbyer vëmendjen pasi ka përfshirë një qasje matematikore për të parashikuar pothuajse çdo gjë brenda një probabiliteti 50%, madje duke shpjeguar se kur njerëzimi nuk do të ekzistojë më.

Autori William Poundstone ka përdorur metodën kopernikane të zhvilluar nga astrofizikani i Universitetit Princeton, J. Richard Gott III, për të përcaktuar  se njerëzimi do të pushojë së ekzistuari brenda 760 vitesh.

“Natyrisht, nëse keni ndonjë informacion specifik që ndikon në jetën , për shembull, të njerëzimit ose një klase të yjeve, ju mund të vlerësoni jetëgjatësinë e saj më realisht”, tha Gott për “NeW York Times” në vitin 1993.

Metoda kopernikane , të cilën Poundstone e përdori në librin e tij dhe arriti në përfundimin e njerëzimi do të zhduket pas 760 vitesh,  bazohet në parimin Kopernikan, i cili thotë se Toka nuk është qendra e universit./Gazeta Liberale

(Visited 153 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *