Aktualitet

Ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Shkruar nga Liberale
Ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur sot se Kongresi i kësaj force politike do të mbahet më 29 shkurt.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e Partisë Socialiste e cila sapo ka përfunduar.

Mësohet se gjatë mbledhjes së Kryesisë janë prezantuar nga dy emra për krerët e Partisë Socialiste në rrethe.

Ditën e djeshme Rama mblodhi kabinetin qeveritar për të bërë një bilanc të punës e 6 muajve të fundit të vitit, si dhe për të disktutuar masat që do të merren për të përballuar pasojat e tërmetit. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH