Aktualitet

Ja gabimet që bëni gjatë udhëtimeve të gjata me avion

Shkruar nga Liberale
Ja gabimet që bëni gjatë udhëtimeve të gjata me avion

-Vishni rroba të papërshtatshme

Fakti që do të rrini ulur gjashtë apo tetë orë në sediljen e avionit, do të thotë që ju duhet të ndiheni sa më rehat. Shmangni veshjet e trasha apo të ngushta dhe në vend të tyre zgjidhni pëlhura të buta dhe elastike për rehati maksimale.

-Shikoni shpesh orën

Nëse e bëni shpesh këtë gjë, do ju duket sikur koha kalon shumë ngadalë, sidomos gjatë një fluturimi të gjatë me avion.

-Udhëtoni pa gjërat e nevojshme për gjumë

Kufje për veshët, që ta izoloni veten nga çdo zhurmë e mundshme gjatë udhëtimit. Përveç kësaj, një maskë për sytë dhe një gjumë i mirë janë gjithçka që rekomandohet për t’u ndjerë rehat në avion.

-Nuk shkarkoni filma, muzikë të mirë apo podcast-e

Përpara fluturimit, shkarkoni filma, muzikë në pajisjet elektronike si telefoni, iPad ose laptopi dhe sigurohuni që ato të jenë plotësisht të karikuara përpara se të udhëtoni, në mënyrë që të keni mundësi për t’u argëtuar gjatë orëve të gjata në avion.

-Udhëtoni pa një plan për gjumin

Është e rëndësishme të kuptosh se çfarë do të bësh në një fluturim, po a është qëllimi juaj që të dilni nga avioni me sy të kuq? Mundohuni të flini gjatë udhëtimit kur është natë, shmangni kafeinën para se të hipni në avion dhe shijoni fluturimin.

-Ndiheni të detyruar të flisni gjatë gjithë kohës

Kur udhëtoni me kolegët, nuk keni pse të uleni pranë tyre, pasi nuk është e nevojshme që ata t’ju shohin si flini apo si gërhisni gjatë gjumit. Zgjidhni një vend ku të ndiheni rehat gjatë orëve të gjata mbi re.

-Hani vetëm ushqimin e avionit

Nëse nuk jeni ulur në business class, nuk keni shumë opsione vaktesh, ndaj është mirë që të hani diçka pak para fluturimit që të mos ndiheni me stomakun bosh.

-Neglizhoni kujdesin ndaj vetes

Të jesh në një fluturim të gjatë mund të duket si një lloj realiteti alternativ ku koha dhe rregullat nuk zbatohen, por është ende e rëndësishme të kujdesesh për veten dhe trupin tënd kur të mundesh. Mos harroni të qëndroni të hidratuar dhe të merrni vitaminat e duhura.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH