Aktualitet

Ja dëshmia e ish-kreut të Aviacionit Civil pas shoqërimit në polici

Shkruar nga Liberale
Ja dëshmia e ish-kreut të Aviacionit Civil pas shoqërimit në

Zbardhet dëshmia e ish-kreut të Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, i cili u mor në pyetje për disa orë në policinë e Tiranës në lidhje me operacionin ‘Braktisja’ dhe më pas u la i lirë.

Bëhet fjalë për protestën e kontrollorëve të AlbControl në Rinas, të cilët në shenjë kundërshtie për uljen e pagesave, pezulluan punën.

Në një lidhje telefonike për "News24" Sulaj bëri me dije se u thirr për të dëshmuar nëse ka lidhje me vendimmarrjen e kontrollorëve për të braktisur vendin e punës, duke pezulluar kështu fluturimet në Rinas, pasi ishin zbuluar biseda që ai kishte kryer me ta.

Nga ana tjetër, Sulaj ka mohuar të ketë pasur gisht në vendimmarrjen e tyre.

“Nuk kam pasur asnjë rol në këtë vendimmarrje. Kam njohje personale me disa prej kontrollorëve dhe ndaj vijon dhe komunikimin me ta”, mësohet të jetë shprehur ai, ndërsa nënvizoi faktin se si ish-drejtor është kundër braktisjes së punës në një sektor kaq jetik që është hapësira ajrore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH