Kryesore

Ja degët më të kërkuara në UET për ciklin Bachelor dhe Master

               Publikuar në : 09:27 - 07/11/19 liberale

Me mbylljen e regjistrimeve për ciklin e parë Bachelor dhe Diploma Profesionale, por edhe duke parë tendencën e regjistrimeve në ciklin e studimeve master, vieht re një kërkesë në ritje për degë që sjellin përfistime të shpejta apo mundësi më të mëdha në tregun e punës.

Universiteti Europian i Tiranës tashmë prej dy vitesh me 5 fakultete dhe me ofertë të re akademike duke kalur pritshmëritë e interesit nga studentët. Kërkesat për këto degë duken se janë më të mëdhaja se vitet e tjera. Degët si ekonomia, juridiku, teknologjia, komunikimi, dhe shkencat sociale kanë qenë gjithmonë të kërkuara nga studentët por këtë vit krahas kërkesave për këto programe  pati një risi për degët e artit pamor, inxhienerisë arkitekturës dhe mjeksisë degë që janë të hapur së fundmi në UET

Vitet e fundit në UET një nga degët më të preferuara për studentët ështe dega inofmatikë-ekonomi. Duke qenë se tregu i punës i ofron mundësi punësimi kësaj dege të rinjtë janë të prirur për tu drejtuar drejt saj. Cikli i zhvillimit të ekonomisë globale kërkon treg pune prandaj UET e pa të nevojshme ta zgjeroj këtë degë. Fakulteti i Inxhienerisë, Informatikës dhe Arkitekturës ofron në mënyrë të veçantë studentët më të mirë për t’ju drejtuar tregut të punës në të ardhmen.

Me shtimin e programve të studimit dhe organizimin e tyre këtë vit u vu re se një trend i kërkesave për të studiuar në Arte por në veçanti në ato pamore ishte shumë i lartë duke tejkluar të gjitha kuotat e parashikuara nga Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Asrteve Liberale, pjesë ku këto programe studime janë.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit ka patur një numër të madh maturantësh qe i drejtohen këtij profili. Mesa duket koncepti i të rinjve pëe fushen e artit dhe në vecanti për artin pamor ka marë një drejtim dhe vlersim tjetër. Për këtë arsye UET vendosi ti hapi dyert kësaj dege duke menduar se do të pritet mirë dhe kështu ndodhi.

Një degë tjetër surprizë dhe mjaftë e kërkuar nga vetë studentët është edhe dega e mjeksisë. UET e kuptoi rëndësinë e kësaj dege për studentët dhe vendosi ti japi mundësinë atyre për të studiuar ne kabinetin e mjeksisë. Dekani i Fakultetit të shkencave mjeksore Prof. Dr. Pirro Prifti rrëfen mbi ecurinë që ka pasur ky fakultet. Vendimi për të hapur këtë fakultet ishte mjaft i rëndësishëm sepse profesione të tilla kërkojnë një angazhim të madh profesional. Krijimi i kësaj i këtj fakulteti dhe programeve të mjeksisë teknike si Infiermeria, Fizoterapia dhe Imazheria lindi nga nevoja për të pasur profesionistë cilësor për tregun e punës. Kjo këreksë në rritje vjen flë globalizimit qe tashmë ka ndodhur, ku shumë punëkërkues tashmë mund të aplikojën dhe të bëhen pjesë në klinikat apo spitalet europiane.

Zhvillimi i këtyre degëve të reja po sjellin një risi në brezin që po përgatitet për të ardhmen. Mesa duket kjo risi do të vazhdojë dhe do të zgjerohet më shumë vitet në vijim duke patur parasysh kërkesat e shumta që i janë drejtuar Universitetit Europian të Tiranes nga vetë studentët e rinj dhe jo vetëm. Këtë vit UET ka qenë një nga pesë Universitetet më të kërkuara nga maturantët dhe universiteti i parë privat që ka numin më të lartë të regjistrimeve për këtë vit të ri akademik  dhe ajo cfarë vihet re është interesi ndaj degëve të lartpërmendura. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back