Aktualitet

Ja çifti i biznesmenëve që u plagosën nga grabitësit në sy të vajzës

Shkruar nga Liberale

Petrit dhe Afërdita Laze janë dy personat të cilët mbetën të plagosur nga grabitësit, në shtëpinë e tyre në Allias.

Sipas BalkanWeb, çifti me origjinë nga Skrapari, prej vitit 1995 jeton në Tiranë dhe kanë dy biznese për prodhime buke.

Ata u qëlluan me pistoletë dhe kanë plagë në pjesën e poshtme të trupit pasi mësohet se grabitësit nuk kanë pasur për qëllim t'i vrasin.

Kështu, Petrit Laze po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pasi është në gjendje më të rëndë, ndërsa Afërdita Laze po i nënshtrohet ekzaminimeve.

Dyshohet se një nga grabitësit është i afërm me çiftin Laze, pasi ata të dielave udhëtonin jashtë qytetit dhe autorët dinin mirë ku të kontrollonin për paratë apo sendet me vlerë në banesë.

Policia ka marrë në pyetje vajzën 17- vjeçare të çiftit të biznesmenëve pasi dyshohet se është dëshmitarja kryesore e ngjarjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH