Aktualitet

Ja çfarë vendosi sot Gjykata e Posaçme e Apelit për Saimir Tahirin

Shkruar nga Liberale
Ja çfarë vendosi sot Gjykata e Posaçme e Apelit për

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer për gjykim dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kujtojmë se vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH