Globi

Ja çfarë i tha presidenti çek homologut Vuçiç gjatë takimit në Pragë

Shkruar nga Liberale
Ja çfarë i tha presidenti çek homologut Vuçiç

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, i kërkoi ndjesë të martën presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për bombardimet e NATO-s të vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Presidenti Zeman, një ish-kryeministër i majtë që u zgjodh për herë të parë president në vitin 2013, është i njohur për qëndrimin e tij pro-rus dhe mbështetjen për lidhje më të afërta me Kinën.

Ai priti të martën në Pragë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe në fillim të takimit tha se Serbia është mik i Çekisë dhe këtë e ka dëshmuar edhe në vitin 1938 edhe në vitin 1968, duke iu referuar situatës para Luftës së Dytë Botërore dhe invadimit sovjetik të para 53 vitesh.

“Në ju falënderuam me bombardime. Prandaj me këtë rast në emrin tim kërkoj ndjesë për bombardimin e Jugosllavisë së atëhershme. Ishte gabim. Si njeri kërkoj ndjesë nga populli serb. Tërë kohën më ka munduar kjo gjë”, tha presidenti çek, i cili ishte kryeministër në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe.

Ai tha se kishte bërë përpjekje për të parandaluar fushatën e bombardimeve, por nuk kishte gjetur mbështetje tek aleatët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH