Gjithmonë kur bie fjala për Shigjetarin, gjëja e parë që na vjen ndërmend është një valixhe, një hartë dhe gati për të pushtuar botën.
Të lindurit nën këtë shenjë janë në gjendje të transformojë mendimet e tyre në veprime konkrete dhe ata do të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet e tyre.
Për shkak të ndershmërisë së tyre, ata janë shpesh të paduruar dhe të pakujdesshëm kur kanë nevojë të thonë ose të bëjnë diçka, prandaj është e rëndësishme për ta që të mësojnë të shprehen në një mënyrë tolerante dhe të pranueshme nga shoqëria.
Njerëzit e lindur nën shenjën e Shigjetarit janë shumë të gjallë dhe me humor, që do të thotë se pëlqejnë të argëtohen me partnerët e tyre.
Kur ata janë vërtet në dashuri, janë besnikë dhe të përkushtuar. Ata duan që partnerët e tyre të jenë intelektualë, të ndjeshëm dhe ekspresivë.