1

J.Lo dhe Ben Affleck rilidhen pas 17 vjetësh të ndarë

               Publikuar në : 15:33 - 11/05/21 liberale

Pasi i dhanë fund fejesës 17 vite më parë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë ribashkuar. Jo si miq, por më shumë. Të paktën kështu raportojnë mediat e ehuaja rozë.

Ajo kaloi një kohë të mirë me Benin. Jennifer është e lumtur me të dhe i pëlqen të kalojnë kohë bashkë,” tha një burim për PEOPLE. “

Udhëtimi i dyshes në Montana ndodhi rreth një javë pasi ishin fotografuar jashtë shtëpisë së saj në Los Angeles në fund të prillit.

Ata kanë një lidhje të fortë. E gjitha ka qenë e shpejtë dhe intensive, por Jennifer është e lumtur,” tha një burim i veçantë, i cili është pranë çiftit. Ata më pas u panë duke arritur përsëri në LA të shtunën me një avion privat.

Lopez dhe Affleck ishin fejuar në 2002-in, kur luanin në filmat Jersey Girl dhe Gigli. Ata e shtynë ditët e martesës së tyre 2003-in, më pas u ndanë zyrtarisht deri në janar të 2004-ës.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back