Aktualitet

Izraeli thirrje 1.1 milionë njerëzve të largohen brenda 24 orëve nga Gaza, OKB: E pamundur!

Shkruar nga Liberale
Izraeli thirrje 1.1 milionë njerëzve të largohen brenda 24

Ushtria izraelite iu ka bërë thirrje të premten të gjithë banorëve që jetojnë në veri të qytetit të Gazës, të zhvendosen në jug të Rripit të Gazës brenda 24 orëve të ardhshme, pas paralajmërimeve për sulme të mundshme.

Izraeli ka disa ditë që po përgatit një ofensivë tokësore, pasi ka mbledhur ushtarë, artileri të rëndë dhe tanke në kufirin me Gazën. Ndërsa, bombardimet mbi Gazën nisën nga e shtuna, menjëherë pasi grupi militant i Hamasit kreu një sulm befasues brenda Izraelit.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriç, tha se “është e pamundur që një zhvendosje e tillë të bëhet pa pasoja të tmerrshme humanitare”.

“Ky evakuim është për sigurinë tuaj”, tha ushtria e Izraelit, duke i paralajmëruar civilët e qytetit të Gazës, të premten në mëngjes.

OKB-ja tha se mori një udhëzim të ndarë nga ushtria e Izraelit pak para mesnatës të enjten, sipas të cilit 1.1 milionë civilët që jetojnë në veri të Gazës, kanë 24 orë kohë për t’u zhvendosur në jug të vendit.

“Ky është kaos, askush nuk e di çfarë të bëjë”, tha Inas Hamdan, një zyrtare e OKB-së për agjencinë e refugjatëve palestinezë në Gaza.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH