Globi

Izraeli kërkon dorëheqjen e shefit të OKB-së: Fajësoi viktimat në vend t'i mbështeste

Shkruar nga Liberale
Izraeli kërkon dorëheqjen e shefit të OKB-së: Fajësoi

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme izraelite deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duhet të japë dorëheqjen për komentet që ai bëri në një fjalim të martën.

Në fjalimin e tij duke pretenduar shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, Gutteres tha: “Është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën kot. Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet”.

"Por ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. Dhe këto sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez."- shtoi ai.

Duke folur për BBC Radio 4, The World Tonight, zëdhënësi i qeverisë së izraelit, Lior Haiat tha se fjalimi i Guterres përmbante vetëm “një minutë me fjalë boshe për mizoritë e terroristëve të Hamasit” dhe jepte “justifikim për terrorizmin”.

“Në vend që të mbështesë viktimat, ai fajëson viktimat për një mizori që ne nuk e kemi parë të tillë që nga Holokausti,” vazhdoi Haiat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH